• |
ide | kryesore

Euro zbret në 126 lekë, sa do të vijojë ky trend?

Lajme, Të fundit



Rënia e Euros nuk ka të ndalur. Monedha e përbashkët u këmbye sot me 126.74 lekë.

Ky është një tjetër nivel rekord i 10 viteve të fundit, që nga shkurti i vitit 2009.

Monitor citon ekspertët, kur shpjegon se Euro vazhdon të bjerë ndikuar nga ardhja e turistëve, krahas faktorëve të tjerë, si invesimet e huaja apo shitjet në euro në tregun e pasurive të paluajtshme.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT për katër mujorin, në vend kanë hyrë rreth 1 milion shtetas të huaj, me një rritje prej 7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku u konstatua rritje e ndjeshme e polakëve, italianëve e shtetasve të tjerë.

Këtë vit pritet një numër rekord turistësh, teksa hotelet në Durrës kanë deklaruar se ata janë të prenotuar 100% duke filluar nga qershori deri në tetor. Këtë vit pritet një numër i lartë turistësh nordikë që kanë të ardhura të larta e si rrjedhojë pritet të shpenzojnë.

Ekspertët presin që tashmë që efektet sezonale kanë nisur, euro të vijojë të jetë e dobët deri në fund të verës.



1 Comment

  1. Ne kete qeveri muti euro do vere ne te njejten vlere me lekun vendas .Nga eurot e pista te ketyre drogaxhinjve qe e bene tere vendin-kanabis–sativa–.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *