• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky është i arratisuri nga salla e gjyqit në Vlorë, 28-vjeçari cilësohet me rrezikshmëri shoqërore

Lajme, Të fundit



Një 28-vjeçar i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arratisur nga salla e gjyqit teksa po jepej ndaj tij masa e dënimit.

Mikel Kasaj është dënuar për rrëmbim personi, dhe është arrestuar në 2017-tën.

Gjatë seancës ai kërkoi gjykim të shkurtuar, por në momentin që gjyqtari Skënder Haluci dha vendimin, i riu kërceu nga tavolinat e “humbi” nëpër korridoret e gjykatës duke u arratisur më pas jashtë saj.

Forca të shumta policie kanë blinduar gjykatën, por dhe qytetin e Vlorës në kërkim të të riut.



1 Comment

  1. Qenka shume e lehte te kercesh mbi tavolinat e gjykates dhe te arratisesh .Po policet cfare benin apo ishin duke dredhur ndonje cigare me -hashash-?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *