• |
ide | kryesore

Kapet një shpërndarës heroine në Berat, droga zbulohet nga policia në makinën e tij

Lajme, Të fundit
Policia-Berat-1.jpg



Një tjetër shpërndarës heroine është kapur nga Policia e Beratit, vetëm një ditë pasi kjo polici goditi një grup trafikantësh prej 4 personash.

Në pranga ka rënë shtetasi Ilir Leka, 43 vjeç, banues në lagje ‘30 Vjetori’, në Berat.

Ky i fundit është arrestuar, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin e tij i janë gjetur dy doza me heroinë.

Ndërkohë, një ditë më parë u arrestuan shtetasit Argent Myftari, 31 vjeç, banues në Berat; Françesko Mehmetaj, 19 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike); Alvaro Merka, 37 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike); Geri Molishti, 36 vjeç, banues në Berat, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *