• |
ide | kryesore

Kënga zyrtare e botërorit në Rusi nga Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam

Paparazzi, Slider



Dje u mësua zyrtarisht se kënga e botërorit “Rusi 2018-të” do të këndohet nga Will Smith, Nicky Jam dhe këngëtarja shqiptare Era iStrefi.

Will Smith ka shënuar me këtë rast edhe rikthimin në muzikë pas disa vitesh mungesë. Ai i shte fokusuar tek kinematografia me rolet e tij në filmat aksion e jo vetëm.

Kjo është një super arritje edhe  për Erën e cila tashmë nuk po di të ndalet me sukseset e saj.  Por të flasim pak për këngën, si do të titullohet ajo? Këtë na e ka zbuluar pikërisht njëri nga këngëtarët. Will Smith në Instagramin e tij ka postuar një foto me Nicky Jam duke bërë tagg edhe këngëtaren shqiptare dhe më poshtë na ka zbuluar titullin e këngës. “One Life to Live. Live it Up” do të publikohet me 25 maj dhe sigurisht duke u bazuar tek këngët e mëparshme të botërorit pritet që të jetë ritmike e të kthehet në një hit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *