• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si u vra gabimisht shqiptari pas një urdhri “nga lart”

Lajme, Të fundit



Vrasja e 32-vjeçarit shqiptar Rigert Dervishi (foto lart) mbrëmjen e 12 nëntorit 2016 në qytezën e Keratsinit në Pire të Greqisë është zbardhur nga policia e helene. Mediat greke shkruajnë se pas vrasjes së Dervishit janë dy shqiptarë të tjerë: njëri 31 vjeç dhe tjetri 32 vjeç.

Sipas të njëjtave burime, hetuesit dyshojnë se ekzekutori ishte 31-vjeçari, ndërsa shqiptari tjetër akuzohet për bashkëpunim në vrasje. Ky u fundi ndodhet tashmë në burg për një rast droge, ndërsa autori 31-vjeçar pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Kurti u gjet në makinën e tij i plagosur nga një armë zjarri dhe u transportua nga një autoambulancë në spital. Aty mbërriti i vdekur. Sipas hetimeve, dy shqiptarët dyshohet se vepruan me urdhër të një bashkatdhetari të tyre pas konflikteve për një çështjeje droge.

Në momentet e krimit, autorët e dyshuar iu afruan personit për të cilin kishin marrë urdhër ta vrisnin, i cili ndodhej në shoqërinë e Kurtit. Pas reagimit të këtij të fundit, ndodhi edhe ekzekutimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *