• |
ide | kryesore

Berlusconi për qeverinë e re: Jemi në opozitë

Planet

Forza Italia e nuk do t’i japë votëbesimin ekzekutivit në Itali.

Kështu është shprehur Silvio Berlusconi, në prag të mocionit të besimit për qeverinë e koalicionit mes Lëvizjes 5 Yjet dhe Legas, që pritet të zhvillohet javën e ardhshme.


Në një deklaratë, Berlusconi e quajti programin e paraqitur nga dy partitë populiste “një libër naiv ëndrrash”.

“Nuk mund të bëjmë tjetër veçse të konfirmojmë vendimin tonë për të votuar jo në mocionin e besimit dhe për të qenë në opozitë,” shtoi më tej ish-kryeministri, i cili e përshkroi Lëvizjen 5 Yjet si një forcë politike tërësisht të papërshtatshme me partinë e tij. Megjithatë, votat e Forza Italia-s nuk janë të nevojshme që koalicioni qeveritar të marrë shumicën në parlament.

Kujtojmë se Forza Italia u bashkua me Lidhjen e ekstremit të djathtë në zgjedhjet jovendimtare të përgjithshme të mbajtura në mars. Berlusconi i dha bekimin aleatit të tij për të zhvilluar bisedime me 5 Yjet më herët gjatë muajit, pasi të gjitha mundësitë e tjera politike u bllokuan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu