• |
ide | kryesore

‘Burgjet shqiptare me kushte skandaloze’

Lajme, Të fundit



Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës ka publikuar raportin për gjendjen e burgjeve shqiptare. Në shumicën e objekteve të paraburgimit në Drejtorinë Rajonale Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë kushtet ishin në tërësi të pranueshme. Situatë kritike është konstatuar nga vëzhguesit evropianë në Komisariatet e Policisë Nr.1 dhe 3 në Tiranë dhe në Sarandë.

Strasburgu ka shprehur shqetësimin që pavarësisht rekomandimeve të mëparshme, pacientët psikiatrikë vazhdojnë të mbahen në kushte çnjerëzore në burgun e Krujës dhe Spitalin e Burgjeve në Tiranë

Këto spitale burg janë të mbipopulluar, me pacientë të detyruar që të flenë në dyshekë përtokë në dysheme, ka mungesa totale të ngrohjes dhe qasje të kufizuar në ujë të nxehtë. Përveç kësaj, niveli i kujdesit psikiatrik me specialistë të fushës ka rezultuar i pamjaftueshëm.

Në reagimin e tyre ndaj raportit të Këshillit të Evropës, autoritetet shqiptare kanë deklaruar se janë pritje të ndërtimit të një institucioni të ri mjeko-ligjor psikiatrik.

Klan Plus



2 Comments

  1. Çudi, se institucionet e tjera gelojne nga bolleku. Spitalet jane gjithe medikamente qe derdhen nga raftet dhe plot teknologji e ambiente sterile. Hekurudhat jane elektronike dhe me sisteme moderne navigimi. Rruget automobilistike jane me autostrada dhe me rruge dytesore njekohesisht, ne menyre qe keshtu te taksojne te parat. Mjediset e kultures, si teatrot, kinemate, muzete, stadiumet, etj., jane funksionale dhe te tejmbushura me publik. Cfare kam harruar tjeter….?
    Çudi keto burgjet…..!!!!

  2. Per mua te burgosurit te futen ne pune sic e kishte sistemi qoftlargut pune.se mire qe kane kryer krime por ushqehen me taksat e shqiptarrve edhe ata per krime te renda ne miniera ti fuzin se sote e shikojne burgun si kamp pushimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *