• |
ide | kryesore

Çështja ‘Xhafaj’/ Krimet e Rënda e dërgojnë jashtë Shqipërisë audio-përgjimin për ekspertizë

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Krimeve të Rënda jep detaje në lidhje me hetimet për audio-përgjimin e publikuar nga PD-ja, dhe dëshminë e dëshmitarit X Albert Veliu, që pranonte se kishte qënë pjesë e grupit të trafikut të drogës me Agron Xhafën dhe së fundi është ndihmuar nga ai për të siguruar një sasi kanabisi që do ta trafikonte.

Sipas Prokurorisë, hetimet po kryen nga një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë. Janë duke u kryer veprime hetimore të gjithanshme brenda dhe jashtë vendit.

Po kështu është dërguar për ekspertim materiali i videopërgjimit në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit. Ndër të tjera, njoftohet se ka filluar dhe kryerja e verifikimeve pasurore për shtetasin Geron Xhafaj, i ditëlindjes 08.06.1975, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur dhe banues në Vlorë.



1 Comment

  1. Dmth akoma edhe organi i akuzes nuk ka nje qendrim, nderkohe qe piktori ja kaloi si “specialist”. Keta qe bertasin nga mengjesi ne darke “Lereni prokurorine te punoje etj etj.”, e shkelin me kater kembe duke i marre dhe kompetencat. Kjo tregon qe zullumi eshte akoma me i madh e me i frikshem sesa nje audiopergjim…. Imagjino cfare perlash mbajne nen rrogoz keta felliqesira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *