• |
ide | kryesore

“Daily Mail”: Historia tragjike e shqiptares nënë e 3 fëmijëve, dëbuar nga SHBA

Kryesore, Lajme



Një shqiptare, nënë e 3 fëmijëve sjell për “Daily Mail” historinë e saj të deportimit nga SHBA pas 18 vitesh qëndrimi në atje. Ajo ka rrëfyer për dhimbjen dhe shkatërrimin që i ka sjellë ndarja nga fëmijët e saj të mitur.

Quhet Cile Precetaj dhe është 46 vjeç. Nuk ka pasur rekorde kriminale dhe gjatë gati 2 dekadave ajo luftoi kundër largimit të saj. Ndërkohë ajo ndihmonte në menaxhimin një restoranti në Michigan së bashku me bashkëshortin e saj.

Cile Precetaj, of Sterling Heights, Michigan, faces rebuilding her life in her native Albania after being deported from the United States following an 18-year fight to stay in the country

Autoritetet e emigrimit në SHBA vendosën që ajo duhet të largohej pasi i kishte ezauruar të gjitha të drejtat e saj për kërkuar qëndrimin në SHBA dhe i ishin refuzuar. Në intervistën e dhënë për Daily Mail, ajo ka zbuluar se vajza e saj është duke i shkruar, Zonjës së Parë, Melanie Trump duke i kërkuar mëshirë.

“Jam ende në gjendje shoku dhe nuk mund ta besoj që më kanë sjellë në vendin që e lashë ku kisha frikë të jetoja. Fëmijët e mi janë me milje larg dhe unë nuk e di nëse do t’i shoh ndonjëherë sërish. Si mundet që një vend të ndajë nënën nga fëmijët e saj? Si mundet ta bëjnë këtë?

Gruaja e Presidentit Trump, Melanie ishte një emigrante në një vend të ndërtuar nga emigrantët. Përse ata ia bëjnë këtë një nëne që e dashuron atë vend dhe nuk ka bërë asgjë të gabuar? Shkova në SHBA për një jetë më të mirë”.

Pete says his family (Cile & Pete with their three American born children, pictured) was unable to say goodbye to Cile before she was deported as he says they were not notified she was being removed 

Cile thotë se nuk pushon së qari që kur e rikthyen në vendin e saj nga ku u largua në vitin 2000 pasi kushte frikë për jetën e saj.

“Fle vetëm 2 orë çdo natë. Zgjohem dhe mendoj për fëmijët dhe se si ata ndihen. Nuk jam ndarë kurrë prej tyre. As edhe një ditë të vetme. Ja ku jam tani mijëra milje larg tyre. Jeta ime dhe e fëmijëve të mi u kthye përmbys”.

“Daily Mail” ka ardhur deri në Gradec, një fshat të Shkodrës që mban rreth 3 orë me makinë nga Tirana. Ajo u rikthye në fshatin ku u rrit pa pasur mundësi të përshëndesë bashkëshortin e saj Pete Gojcaj dhe 3 fëmijët: 16-vjeçarin Marash, 10-vjeçaren Megan dhe 8-vjeçarin Martin.

Bashkëshorti e mësoi nga një telefonatë e shkurtër që ajo i bëri në një ndalesë në Gjermani në kthimin për në Shqipëri. Tani Cile po qëndron në shtëpinë e një kushëriri të saj, larg nga jeta që bënte në SHBA. Pas 18 vitesh në SHBA ajo mundi të marrë me vete vetëm një valixhe të vogël. Thotë se një gjë e çmuar që mban me vete është një shall i dizenjuar sipas flamurit amerikan, citon lapsi.al.

Cile's most treasured possession is scarf that contains the stars and stripes. She is pictured above wearing the scarf Apart from the emotional trauma of leaving her children behind she has also left a comfortable life of a middle class American. Her new home has no running water, the toilet is a hole in the ground in an outbuilding and there are frequent power outages

“E vë ndonjëherë që të kujtoj SHBA-të. I vetmi ngushëllim është bashkimi me prindërit dhe motrën Liljana me të cilët nuk shihesha prej afër 2 dekadash. Sa herë mendoj për fëmijët e mi më thyhet zemra. Nuk e di çfarë do të ndodhë dhe kur do t’i shoh sërish. Jam gati e sigurt se nuk do të kthehem më kurrë në SHBA, vetëm nëse ata ndryshojnë mendje apo ndodh ndonjë mrekulli”.

Përveç traumës së ndarjes së familjes dhe lënies së fëmijëve pas ajo nuk ka më as jetën e rehatshme të shtresës së mesme amerikane. Shtëpia e saj e tanishme nuk ka ujë të rrjedhshëm.

Cile is staying at her uncle's home in Gradec, Albania. The only toilet on the property is in an outhouse, and she collects water from a pipe outside, which she then has to boil in order to drink and clean with it

Tualeti është jashtë shtëpisë, një vrimë në tokë ndërsa ka ndërprerje të vazhdueshme të energjisë. Ajo jeton në një dhomë me çarje të mëdha në tavan në një shtrat me shufra hekuri. Nuk ka TV, valë telefoni celular dhe ajo që e frikëson më shumë është se nuk ka çelësa në derë. Fshati është i izoluar dhe nuk ka asnjë dyqan pranë. Rrugët nuk kanë emra, citon Daly Mail, lapsi.al. 700 banorët e fshatit jetojnë me më pak se 100 $ në muaj.

Her new home's bathroom, pictured above, is an outhouse. Instead of a toilet bowl, there is a hole in the ground with the toilet paper on a wooden plank nearby

“U largova në vitin 2000 nga ky fshat për shkak të frikës. Tashmë kam vetëm disa ditë dhe nuk ndihem e sigurt”.

Ajo shkoi në SHBA si shumë emigrantë të tjerë, or historia e saj është paska më e komplikuar. Ajo thotë se e la Shqipërinë në vitin 2000 pas frikës kur shoqen e saj e rrëmbyen për ta bërë prostitutë derisa e vranë. Ajo thotë se u ndie kërcënuar nga ish-i fejuari i cili e kishte kërcënuar pas ndarjes. Pa pasur mundësi të merrte një vizë amerikane ajo hyri në SHBA nëpërmjet Kanadasë duke përdorur një pasaportë false nën emrin Laura Firmini.

While Cile's immigration case was being considered by authorities, she met the man who is now her husband, Pete Gojcaj. They're pictured above in their younger years

Nuk dinte të fliste asnjë fjalë anglisht ndërsa qëndroi në një familje të afërmish. Kontaktoi zyrën e emigracionit disa muaj pas mbërritjes në SHBA. Ndërsa kërkesa e saj po shqyrtohej ajo u njoh me atë që tashmë është burri i saj, Pete Gojcaj dhe lindën fëmijën e parë në vitin 2002.

While pregnant with her daughter Megan she was told she was under supervision and had to report to an immigration office each month. Cile, Pete and their son are pictured above in their younger years Cile Precetaj, pictured with her husband Pete Gojcaj, was arrested during a regular visit to the ICE office in Detroit on April 26

3 vjet më vojë iu tha se duhet të largohej nga SHBA pasi kërkesa e saj për azil ishte refuzuar. Gjykata nuk ishte bindur se ajo kishte frikë për jetën e saj në Shqipëri. Cile apeloi ndërsa autoritetet e emigrimit ia mohuan qëndrimin në SHBA. Ndërsa ishte shtatzënë me vajzën Megan asaj iu tha se duhet të paraqitej në një zyrë çdo muaj. Gjatë kësaj kohe ajo ndihmonte edhe bashkëshortin e saj që kishte mbërritur në SHBA nga ish-Jugosllavia që kur ishte 5 vjeç. Së bashku ngritën një restorant të suksesshëm. As miqtë e saj të afërt nuk e dinin se ajo ishte nën kërcënimin e depërtimit.

Cile gave an interview before she was deported asking for people to pray for her and her family

“Askush nuk e dinte. Nuk u thoja as fëmijëve të mi. Nuk dëshiroja t’i shqetësoja. Mendoja të vazhdoja me jetën si të vinte dhe ndoshta deportimi do të anulohej. Po jetoja jetën e një nëne të zakonshme amerikane. E pëlqeja jetën që bëja. Mendoja se qeveria amerikane do të shihte se çfarë kishte ndodhur në këto vite. Mendoja se sistemi amerikan do të ndryshonte. Presidenti Bush tha se nënat ilegale që kishin lindur fëmijë në SHBA nuk do të deportoheshin dhe pata shpresë”.

Cile said her husband is unable to leave the United States because of his own illegal immigration status, so she is planning on having her children - who are American citizens - move to Albania to live with her

Cile thotë se autoritetet e emigracionit e detyruan të pajisej me një pasaportë shqiptare dhe të kthehej vullnetarisht në Shqipëri, ose do të largohej me forcë gjë që do të pasohej me një penalizim për të mos shkelur më në tokën amerikane. Thotë se e ka vizituar disa herë ambasadën shqiptare në New York, por ata ishin të pafuqishëm për të ndërhyrë. Autoritetet e akuzuan më pas për zvarritje dhe e detyruan që të mbante një pajisje GPS me vete në kyçin e dorës në mënyrë që ta monitoronin 24 orë.

Çështja u komplikua pasi edhe bashkëshorti i saj u vu në nën kërcënimin e deportimit, citon lapsi.al. Ai kishte një Green Card, dokument që lejon emigrantët të jetojnë në SHBA, por ai iu revokua pas një dënimi 3 vjeçar me burg. Edhe ai nuk kishte një pasaportë të rregullt pasi e kishte lënë Jugosllavinë kur ishte fëmijë. Për këtë ai nuk është larguar kurrë nga SHBA pasi nuk do të lejohej më të hynte brenda. Pavarësisht kësaj, 3 fëmijët e tyre janë shtetas amerikanë.

Cile is staying that the home where she grew up in Albania before fleeing the country in 2000

Në SHBA janë 11.3 milion emigrantë ilegalë me 4.3 milion që kanë prindër pa dokumente të rregullt. Cile pranon se bëri edhe një mashtrim tjetër duke deklaruar se ishte divorcuar nga bashkëshorti për të zgjatur qëndrimin e saj në SHBA.

“Do të ishte e papëlqyeshme që të largohej nëna e vetme e 3 fëmijëve që tashmë nuk kanë me kë të jetojnë. E di që ishte gabim, por kjo ishte ajo që avokati im më këshilloi. Kur dola para gjykatësit ai më tha se kisha gënjyer dhe kjo do të rëndonte kundër meje”.

Cile thotë se gjatë 18 vjetësh në procese gjyqësore ka paguar mbi 50 mijë dollarë për avokatët.

“Një avokat më kërkoi 2 mijë dollarë vetëm t’i hidhte një sy dosjes sime. E dëshpëruar ia dhashë. Pasi e pa më tha që nuk mund të më ndihmonte”.

The 46-year-old, who has no criminal record and helped run a successful restaurant business in Michigan with her husband, was deported to Albania last week

Një muaj më parë, gjatë një vizite rutinë në zyrën e emigracionit u mor në paraburgim. Thotë se vetëm dridhej kur u prangos. Për shkak të shokut i kishte rënë të fikët dhe për këtë u dërgua në spital. Më pas e transportuan në burg ku iu bashkua 20 grave të tjera që prisnin deportimin. 3 javë më pas iu tha se do të “shkonte në shtëpi”.

“Nuk mund ta besoja. U thashë grave në qeli se mrekullitë ndodhin, pasi besoja se do të kthehesha në shtëpinë time dhe do të shihja fëmijët. Vetëm kur autobusi ku e kishin hipur doli jashtë Detroid kujtoi se po e kthenin në Shqipëri. Në atë moment kuptova që isha e pafuqishme dhe u dorëzova. Nuk kisha më mundësi të luftoja. Ata kishin fituar. Zemra mu godit. Gjithçka mendoja ishte fytyra e fëmijëve të mi të cilët nuk do të mund t’i shihja më.

Dy agjentë të emigracionit e shoqëruan deri në Shqipëri ku e prisnin babai 72-vjeçar, Pasho dhe vëllai, Arbeni.

“Tashmë ndihem si nj alien në vendin tim. Flas dy herë në ditë në telefon me fëmijët, por nuk mund t’i mbaj dot lotët. Nuk e di çfarë do të sjellë e ardhmja”.

Tashmë po mendon që e gjithë familja të zhvendoset në Shqipëri, por fëmijët do ta kenë të vështirë pasi ata janë mësuar me jetën atje.

Cile said that the only consolation on being wrenched from her children is being reunited with her parents and sister Lilljana for the first time in almost two decades. Cile, center, is pictured above with her mother, Pashke (left), and sister, Lilljana (right)

“E kam të qartë që fëmijët do të vuajnë nga bulizmi pasi të përhapet fjala se nëna e tyre është ekstraduar. Fëmijët e mi po i shkruajnë Presidentit Trump dhe bashkëshortes së tij Melanie që të bashkojë familjen tonë”.

Është pikërisht vendimi i Trump që të ndalet emigracioni ilegal dhe të shtohen deportimet e ilegalëve. Një zëdhënës i ICE i tha Daily Mail se Cile e dinte që në vitin 2005 se nuk kishte asnjë mundësi qëndrimi në SHBA, por ishte lejuar të qëndronte derisa ajo të përmbushte të gjitha mundësitë e saj legale për ta kundërshtuar deportimin. Pas vendimit të gjykatës ajo duhet të largohej menjëherë. ©përgatiti LAPSI.al



12 Comments

  1. Rasti eshte shume i trishtueshem dhe ka puthuaj 10 dite qe eshte dhene.Ja ti themi Majkos se mos i thote Lu-se qe ti thote Mellaniase qe Mellania ti thote burrit Tramp.Ishalla rregullohet atje se per ketu ,lere mos pyet ,e kemi mendjen tek vjedhja dhe vrasja,

  2. Prite kur ta kape Rama me zyren e vet te Propagandes. Madje kot nuk ben nje Ministri Propagande…

  3. Eshte e cuditshme sepse i gjithe problemi i emigranteve te paligjshem eshte me miliona Meksikane qe marrin sherbime sociale dhe para nga taksat dhe jane pa dokumenta plus ka disa qytete ku ata jetojne te pashqetesuar nga policia “sanctuary cities”. Nderkohe keta kapin e deportojne nje femer te bardhe qe nuk merr asnje cent nga taksapaguesit Amerikane. Duket sikur administrata e perbere nga ata qe ka emeruar Obama kerkojne te devijojne rrezikun e vertete qe eshte nga emigrante Meksikane qe sjellin drogen e krimin ne Amerike. Dmth nuk merren me miliona emigrante te paligjshem Meksikane por me nje person qe nuk ka lidhje fare.

  4. Po do ta gjejne edhe ata …. dhe e sigurte qe nuk ka per ti ardhe nga shqiptarët …. sigurimsat, komunistat ti mbajne shtrënguar se me ata e kane pasur prej 44 dhe me ata do ta kenë aleancën e tyre te hekurt ….

  5. Ta them une lidhjen, Arber. Miliona meksikanet kane nje shtet deri diku te fuqishem, me nje prani konkrete ne zgjidhshmerine e problemit te emigracionit, me marreveshje dhe negociata te pervitshme, me ambasade apo konsulata funksionale.
    Kthejne nje emigrante shqiptare…. ti e kupton pse…. Sepse shteti yne nuk ka kurrfare pranie politike a sociale ne Shba. Edhe shoqatat shqiptaro-amerikane mesa duket jane te pafuqishme para rasteve te tilla, NDERKOHE QE KRERET TANE TE SHTETIT KANE INTERES PARESOR TE LOBOJNE FORT PER TE DALE NE FOTO ME PRESIDENTET AMERIKANE E JO PER TE DISKUTUAR CESHTJE EMIGRIMI SIC BEJNE MEKSIKA, KUBA, ETJ.

  6. A mos mendoni vërtetë se qoftë Daily Mail apo qoftë Daily “Lapsi” e botojnë këtë lajm se i ha fort meraku për këtë nënë të shkretë shqiptare që është ndarë nga fëmijtë ?
    I gjithë halli është që tek lexuesit të krijohet përceptimi se ja çfarë po bën presidenti Trump në SHBA. Ja çfarë tragjedishë që po ju shkakton ai emigranteve të gjorë edhe shqiptarë.
    Po ta lexosh me kujdes historinë e emigrantes shqiptare, e kupton se e gjithë kjo dramë e saj ka si shkak politikat liberale që janë bërë edhe në SHBA me emigrantët e paligjshëm siç janë bërë edhe në BE.
    Përse nuk përmendet fakti se SHBA ka pranuar qindra mijë shqiptarë me dokumente të rregullt me llotarinë ?
    Përse nuk përmendit fakti që sipas sondazheve rezulton se sot mbi 200 mijë shqiptarë duan të emigrojnë në SHBA ?. Sepse kështu do të demaskohej qeverisja aktuale e palo “rilindjes”.
    Jam vetë emigrant e më dhëmb zemra për dramën që ka pësuar nëna e tre fëmijve duke u ndarë për së gjalli me to.
    Por shkrimi më duket tendencioz politik në vazhdën e sulmeve që i bëhet presidentit Trump, e nuk analizohet me realizëm se janë hallkat burokratike të nëpunësve të vjetër të emigracionit ato që i shkaktojnë këto drama e jo presidenti.
    Të tërheq vëmendjen edhe një detaj që përmendet kalimthi.
    Bashkëshorti me të cilin emigrantja ka lidhur jetën e ka tre fëmijë, thuhet se është me dokumenta të rregullta por është dënuar me tre vjet burg. Sipas ligjit amerikan, fëmijtë e lindur në këtë vend, marin automatikisht shtetësinë.
    Thuhet gjithashtu që nëna e tre fëmijve ka paguar 50 mijë dollarë avokatëve për të siguruar qëndrimin e saj.
    Pra kjo familje e ka ditur se babai e tre fëmijte sipas ligjit lejoheshin të jetojnë në SHBA, kurse nëna e ardhur me pasaportë fallco nuk mund ta fitonte qëndrimin.
    Kjo histori është e vjetër pra, që nga viti 2000 e nuk ndodhi sot kur president është z.Trump.
    Mirë se Daily Mail e ka hallin të sulmojë presidentin, po Lapsi ku e ka hallin, që në kulmin e skandaleve të qeverisë së kriminalizuar të Ramës, kërkon të heq vëmendjen me këtë shkrim anti Trump ?

    1. O komentuesi i fundit, Lapsi kerkoka te terhiqka vemendjen mga qeveria e kriminalizuar e Rames?!?!?!?!?!??!?!
      Po Lapsi ka 5 vjet qe literalisht po i shkerdhen motren qeverive te Rames!!!
      Dukesh sa e ndiqke Lapsin(ose e mgaterron me Temen e Ridhitjes)

      1. E kam zgjidhur unë punën me llumin e Meros o “namyti”.
        As nuk e hap më farë gazetën e tij se e di se çfarë marrëzishë shkruan ai dhe “korespondentët e tij vullnetare” të përditshëm.
        Por kjo nuk më pengon që kur shoh se Bushati ka një mëndje me Ramën për presidentin aktual amerikan, z. Trump, ti kujtoj ndonjë lexuesi naiv që të shohin gazetarët në kompleksin e tyre e qëndrimet me dy fytyra, si forma më e djallzuar e hedhjes së “drogës” propoganduese.
        Një fjalë e urtë popullore shqiptare thotë : “Më ruaj nga miku se nga armiku ruhem vetë”.
        Kjo vlen për disa shkrime të Lapsit të Bushatit që nuk e fsheh urrejtjen për liderin e opozitës demokratike e për PD, ndonëse bën sikur e kritikon Ramën po me ato kritika të opozitës.

  7. Une mendoj, i dashir, se kjo nuk eshte pune urrejtjeje apo tifozlleku persa i takon liderit te opozites. Bushati e ka kritikuar me argumente Bashen dhe levizjet e tij politike. Te jesh i bindur qe nuk e urren. Gjuha e Bushatit eshte aq paqesore dhe kritike me Bashem saqe ndihet keq(te gjithe ndihemi) qe kjo qeveri neokomuniste dhe kriminale ka kaq pak kundershti nga nje opozite me kaq shume percarje e pavendosmeri

  8. We give the best SSD automatic chemical solution for cleaning black
    money and any color of defaced currency is available in our laboratory worldwide.
    Our S.S.D Automatic solution is also used in the cleaning of stained bank notes with anti breeze quality,
    bills like USD, euro, pounds and other local currency.
    We are direct manufacturer and main supplier of all kinds of chemicals which include SSD Solution ,
    Super Automatic Solution , Vectrol Paste and Tebi-Manetic Solution vectoral paste,
    super auto and magnetic solution…etc We also have currency cleaning marching. With full recognition from the Worldwide Chamber of Commerce.
    We stands as a reliable supplier with reputable references for over 12 years into international trade.
    we have different types of chemicals that can perfectly clean out your Deface note, Black note , Red notes ,
    Green notes ,Stained notes ,Stamped notes and also coded notes We also melt frozen chemicals in our
    laboratory and our services are professional We thus Provide legal document for all our product
    because we are directly having the AUTORISED CHEMICAL DIRECT FRO LONDON +27617874648

  9. Tani kjo ka dhjetra vite qe ka shkelur ligjin, aq me teper ka kerkuar azil etj etj…tani po na tregon halen e kusheririt per te mallengjyer Trumpin…A jane ne vete keta…Keto budallalleqe beheshin ne vitet ’80..Ka ardhe koha mi Cile me respektu Ligjin se late nom tu u jargavit…Fillo te ndjekesh ligjin e mos u bej hipokrite per te tregu qe beson ne zot..e je kristiane…Bol me.. DURA LEX SED LEX!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *