• |
ide | kryesore

(FOTO) Trump letër Kim Jong Un: Tërhiqem nga takimi ynë historik

Planet, Të fundit



Takimi i shumë pritur mes presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un nuk do të zhvillohet. Lajmin e ka shpërndarë pak më parë Bloomberg Neës.

Presidenti Trump, në një letër, thotë se takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut nuk do të zhvillohet.

‘Unë mendoj se është e papërshtatshme, në këtë kohë, që të ketë këtë takim i cili është planifikuar gjatë,” thotë presidenti Trump, në letrën drejtuar Kim Jong Un të Koresë së Veriut. Kjo, pasi nga Koreja e Veriut, sikurse thotë dhe Trump në letër, ka pasur një sjellje agresive dhe të papranueshme nga vendi komunist.

Megjithatë, Trump fton Kim Jong Un që në një rast tjetër, nëse dëshiron të ulet për dialog, mjafton vetëm t’a telefonojë presidentin amerikan.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *