• |
ide | kryesore

Grabitet gjatë natës prokuroria e Durrësit, autorët vjedhin dokumente nga zyrat e prokurorëve

Lajme, Të fundit



Për herë të dytë brenda pak ditësh Prokuroria e Durrësit bëhet shënjestër e grabitësve. Gjatë natës prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës është bastisur nga persona të paidentifikuar që kanë hyrë në zyrat e prokurorëve dhe kanë marrë prej andej dokumente e materiale të ndryshme.

Policia ka nisur hetimet pasi ka konstatuar vjedhjen mëngjesin e sotëm. Denoncimi u bë nga pastruesja e cila sapo ka mbërritur në punë ka pikasur dyert e dëmtuara të prokurorisë. Kjo nuk është një vjedhje e zakonshme pasi autorët duket që kanë qëllime të tjera që kanë të bëjnë me problemet e tyre me drejtësinë, pasi vjedhja nuk bëhet për para.

Kujtojmë se më 8 maj, u grabit me dhunë posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit. Autorët dhunuan postierin por ende nuk janë identifikuar dhe as nuk u mësua kurrë se çfarë dokumentesh mungonin.



6 Comments

  1. Po i zhdukin nje e nga nje dekumentat e -Dakos–dhe krimineleve te tjere me urdhrin e –Markuces dhe ndrikulles Nafije-Prela-qe u emerua ne krimet e renda .Cfare behet keshtu ne kete vend ?Vidhen institucionet me te rendesishme te vendit sikur te ishin kioska sufllaqesh.iken i burgosuri qe nga gjykata sikur lot me -kuka -fshehsi-.

    qetesine

  2. Pallavra ….. paskan hyre hajduta nga oxhaku dhe te mbuluar me blozë paskan ditur se ku te vene duart mbi dokumenta ….

  3. Vërtet êshtë njê tallje me popullin. BRAVO, e meritojm pasi jemi mesuar te na shkelin me kemb.Shkojn marrin dosje , servat , gjitha gjerat …Shkurt fare nuk do as shkolle as mende qe vete instuticioni e ka bo..Kulmi që nê ket grad ka perfunduar prokuroria.Deri para 30 vitesh prokuroret talleshin me popullin duke sajuar fakte prova…tani ne nje menyr me te bukur…Fusin te njeriun qe nuk ka leke ne burg …kurse Kryetari i bashkis ose bandat e tjera si ps dhe pd e femijet e tyre lsi….per mos perfunduar as ne burg miq femijet e tyre…shkaterroj nje institucion…Per zoti a keni bo leke miliona euro….dhe per 1 deri 2 vite burg shkaterroni vendi prokurorin..turp.dhe bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *