• |
ide | kryesore

Njoftimi ironizues për Ministër të Brendshëm, Rama si Erdogani, urdhëron urgjentisht AKEP-in të mbyllë portalin satirik (FOTO)

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nuk është në teleshe vetëm me përgjimet e rastit ‘Xhafaj’, presionin e opozitës, protestën e saj dhe faktin që sërish edhe ministri tjetër i Brendshëm, i ka dalë me ‘cen’. Por ai së fundi ka filluar të shqetësohet tej mase edhe për humorin që bëjnë njerëzit në internet. Shembulli më i fundit është ajo që ndodhi sot me një njoftim, i cili u përhap rrufeshëm në rrjetet sociale dhe portale, pas publikimit fillestar në faqen www.kryeministri.com  dhe portalin e njoftimeve Njoftime.com

Lapsi.al mëson se Kryeministria, me porosi të Edi Ramës është mobilizuar për të bllokuar aksesin e kësaj faqe. Këtë e ka bërë përmes AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare). Nëse tenton të hysh në këtë faqe, ajo del e bllokuar prej AKEP. Akses kanë vetëm ata që futen nga jashtë shtetit. Por edhe nga Shqipëria ka një mënyrë tjetër për t’i shpëtuar censurës së qeverisë. Nëse klikoni në këtë link  https://nl.hideproxy.me/   dhe më pas vendosni domanin ‘kryeministri.com’ ju mund të hyni në fqen e cila i ka prishur humorin Edi Ramës. Lapsi.al disponon gjithashtu edhe komunikimin me email te AKEP, ku kërkohet mbyllja e faqes www.Kryeministri.com e cila ironizoi sot përmes njoftimit për vend të lirë pune në pozicionin ‘Ministër i Brendshëm’. Lapsi.al sjell më poshtë edhe njëherë njoftimin e plotë, natyrisht të bërë me humor, si dhe kërkesën drejt AKEP për të mbyllur urgjentisht faqen e cila e publikoi për herë të parë këtë njoftim. Me sa duket Rama tani mobilizon edhe institucionet qeveritare  që të ndalojnë humorin në internet, shenja këto që e ngjasojnë gjithnjë e më shumë me ‘vëllain’ e tij Erdogan.

©LAPSI.al 



9 Comments

  1. Po te hapet nje faqe me foto www. plakabushatit.com ca do benit? Ky te pakten e beri per nje institucion kushtetues.

  2. Forca cuna, humori eshte mjeti efikas kunder pordheve helmuese te ed epsezit Psiko thotë:

    Bravo cuna, ja hoqet petllen erdoganucit ed epsez qe po bo shtet.
    Ej,
    A thu ka kandidate me te pershtatshem se vllahuta dhe luja. Ruajeni vendin j’u lutem per keta, sa te marrin shtetesine shqiptare….

  3. Eh miq, Dhjaksit ed Epsyz
    I kon ra poturet e mushme tumllas te komet
    ka met çipllak …
    hohoho
    qelb dynjane Gastori botnor, çkelqesa e Frroq DoshXhaf ErdoganPutanovski
    ….u bo ed rriqna I dhim
    (vetem me te dhimen qe I boni maje kaptines shoku Babale….)
    S’kina pa gjo aaala.

  4. Eh miq, Dhjaksit ed Epsyz
    I kon ra poturet e mushme tumllas te komet
    ka met çipllak …
    hohoho
    qelb dynjane Gastori botnor, çkelqesa e Tij Frroq DoshXhaf ErdoganPutanovski
    ….u bo ed rriqna I dhim
    (vetem me te dhimen qe I boni maje kaptines shoku Babale….)
    S’kina pa gjo aaala.

  5. Pa dashur te mbroj askend. Puna eshte se faqja ngjason shume me faqen aktuale te kryeministrise, emri gjithashtu eshte teper i ngjashem (kryeministria.al, kryeministri.com). Hapeni faqen, me me qe artikulli tregon se si behet dhe krahesojeni vet me faqen e kryeministrise.

    Ka shume mundesi qe faqja eshte vene re nga dikush dhe eshe bllokuar per shkak te ngjashmerise pavaresisht permbajtjes. Faqja ne fjale pervec se nuk duhet te perdore logon, apo te gjithe pjesen e siperme te faqes se kryeministrise duhet te permend diku dukshem qe eshte faqe satirike dhe jo e lidhur me kryeministrine etj etj.

    Dhe para se tme akuzoni se po mbroj PS apo ku di un ke, un as qe nuk jetoj ne Shqiperi, keshtu qe beni cfare te doni me kete informacion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *