• |
ide | kryesore

Përgjimi/ A po manipulon prokuroria njësoj si Rama? Pikpyetjet e deklaratës së sotme

Arkiva, Kryesore



Një njoftim i prokurorisë për audio përgjimin e vëllait të ministri Fatmir Xhafaj, ka ngjallur shumë dyshime dhe pikpyetje. Ashtu sikurse kishte deklaruar edhe kryeministri, vetëm një institucion i çertifikuar dhe i besueshëm ndërkombëtar duhet të ndante të vërtetën nga gënjeshtra. Siç dihet, prej një jave palët politike janë ndarë në dysh: Qeveria Rama- Xhafa mbron tezën se biseda mes Babales dhe Agron Xhafës është një manipulim, ndërsa  denoncuesit dhe PD se ajo është e vërtetë. Pikërisht këtë barrë të rëndë duhet ta ndajë prokuroria, e cila duhet të bëjë ekspertizën e materialit audio në një laborator të huaj tepër të besueshëm. Por njoftimi i sotëm i prokurorisë ku thuhet: “Janë duke u kryer veprime hetimore të gjithanshme brenda dhe jashtë vendit. Po kështu është dërguar për ekspertim materiali i videopërgjimit në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit“, ka ngjallur shumë dyshime.

Njësoj si në fjalimet politike të Ramës, nuk jepet informacion për laboratorët që kanë kontaktuar dhe as për kapacitetet që ata kanë. E çuditshme është se këto mungesa janë kërkuar të mbushen me shprehje të tilla si fakti që këtë laboratorë janë edhe “ndërkombëtarë” edhe “jashtë vendit” (që në fakt është e njëjta gjë.)

Lexo më tej:

Një rrugë për të kuptuar të vërtetën për dosjen Xhafa

Në rastin e përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, barra e provës për të vërtetuar autenticitetin i bie palës qeveritare, e cila menjëherë mbrojti tezën e manipulimit. Nëse për një arsye apo për një tjetër, nuk del qartazi dhe besueshëm se ai përgjim rezulton një manipulim, të gjitha akuzat për vëllain e ministrit të Brendshëm bëhen të besueshme dhe del se Edi Rama ka gënjyer edhe njëherë më tepër si për avionët e drogës, si për Elvis Roshin, si për Dritan Zaganin, si për Saimir Tahirin. Prandaj palës në pushtet i duhet një dokument që t’i vërë kapak të gjitha diskutimeve. Mënyra se si ka reaguar prokuroria, vetëm sa shton dyshimet tani për tani.

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Pro dhe kundër/ Të gjitha pikëpyetjet për vërtetësinë e përgjimit të Agron Xhafajt

Pesë minutat e Babales në lokalin e Xhafajt, rrëfimet për momentin e përgjimit



11 Comments

  1. sigurisht lapsi.analiz e thekur.po ta benin ne vend do thonit xhafa ben inspektimin e xhafes…me fal kaq te paster jane keta te rames sa nuk i gjeni dot mekate ju qe mereni me histori babalesh e perralla te treguara.pse smerni shembull nga birn,reporter,kur flasin flasin gjithmon me fakte,kontrata ..lereni babalen se eshte shpikje e sales..edhe te jete e vertet kur nje kauze te tille e perdor plaku eshte e djegur qe ne fillim..beni ju opozite te pakten,lereni pd se ska qellim te bej opozite ka qellim te mbroj vemjet e ketij vendi

  2. E shikon o laps opinionin real të qytetarëve?Boll me k’të historinë e babales se po vet-diskretitoheni,lëreni peden në fatin e saj të vendosur se ajo është në rënie të lirë e shumë shpejt nuk do ekzistojë më!Kur sulmoni prokurorinë që për herë të parë pas 28 vitesh po fillon përpjekjet e para për hetim ndaj mafjes politike kaloni ç’do cak të racionalitetit,madje dekonspironi me shumë trashësi edhe veten si të implikuar me mafjen politike,qoftë edhe indirekt!Si ka mundësi që pikërisht tani po shqetësoheni për pavarësinë e prokurorisë ku për 28 vjet prokuroria ka qënë “lavire” e politikës dhe ju nuk jeni shqetësuar aspak!Rregjimit po i vjen fundi o të mjerë,kësaj rradhe prej vërteti jo me gjasme si në ’90!

  3. Zotni gazetar,
    Une per veten time e lexoj ndryshe deklaraten e prokurorise – ajo thate fare thote qe po ben verifikime e qe regjistrimn e ka cu per analize. Nuk e shof gjekundi ku eshte mbeshtetja per Ramen! Zotrote dhe mund te mendosh qe rama me siguri e influencon. Mundet dhe te kesh te drejte, po nuk eshte me deklaraten qe po verteton ndonje gje!!!

  4. Qdo element detaj e prove juridike qe falcifikohet dhe maskohet nga mafia ma e rrezikshme kokaina,ps famkeqe.
    nuk ka gjeter altwrnativ per çlirimin e shqiperis,perpos kerkuar nga amerika dhe unioni evropian,qe e gjithe ps te deportohen per ne Guantanamo cuba.

  5. Qdo element detaj e prove juridike qe falcifikohet dhe maskohet nga mafia ma e rrezikshme kokaina,ps famkeqe.
    nuk ka tjeter alternativ per çlirimin e shqiperis,perpos kerkuar nga amerika dhe unioni evropian,qe e gjithe ps te deportohen per ne Guantanamo cuba.
    shqiperia esgte ne izolim total nga evropa civilizuse e demokrato juridike.
    evropa e usa i keshillojn edbe turistet e tyre qe ta evitojn qdo kamim ne shqiperi.
    nje sgtet ku nuk ka drejtesi,asgje nuk fukcionon,dhe lirishte merre kaptyren e nigeris,samolis pirate,dhe nje fatal prespektiv.
    asnje parameter shteti nuk funkcionon ne favore te popullite,por vetem ne interesa mafi sundimi.
    ka mafia ne meksik,dikur brazil poe dhe sot,por shqiperi eshte zapuar ekzakte si çeçenia nga mafiozi i putinit,Ramazan Kadirov.

  6. po s,eshte shqiperia prone private e minoriteteve etnike te ps,dhe dy mercenarve serbe mustafa nano e fatos lubinja,qe urrejne brutalisht qfo qe eshte shqiotare.
    por edhe ne shqiptaret kemi hise e prone ne shqiperi.
    imagjinoni nje shtet ne evrope ku turistet keshillohen nga shtete e tyre ta evitojne qdo edhe kalim ne shqiperi,se mafia e tritolit dhe droges ju rrezikon jeten.
    puten de merrde,edhe keso qeveria mafioze ka ne nje shtet te evropes.
    kame par ne vodeo nje tubime ne shqioerin e jugut nga sulktani edi rama,ku talljet dhe poshtrim pordhosjet qe i bejke me publikun e pranishum ne salle,saqe edhe ju ndalte fjalen e pytjen,si serbia e milloshevocit dikure shqiptarve te kosoves.
    nje shtet qe qeveriset nga ankara e turqis,dhe qe erdogani i ka shpalle lufte gjithe botes demokratike,me dhunen e tije ne populkaten kurde dhe furnizim me arme prodhimi ruse,isis-n ne siri.
    fjala eshte per 300 000 mi viktima nga isis ne siri ,dhe 54000 viktima kurde ,ne 40 vitet e fundit nga regjimi erdogan ne turqi.
    ky eshte limiti,dhe fundi i te gjitha fundeve.
    sa me par te largohen fhe gjykohen sundusit e ps,aq me mire dhe çlirim per shqiperin.
    Rama edhe sadam hyseimi gadafi e milloshevici u tallshin dikur me evrop e usa,por si perfunduan…nga 9 metra largesi ne litar sadami.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *