• |
ide | kryesore

Rama akuza opozitës: Po shkatërron procesin e integrimit, akt i pashembullt pabesie dhe tradhtie

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, deklaroi në lidhje me rezolutën e anëtarësimit në Bashkimin Europian se “kur jemi në metrat e fundit të një rruge shumë të gjatë dhe opozita duhet të votojë një rezolutë jo të njëanshme, por shprehje të vullnetit të popullit shqiptar, ajo refuzon ta votojë atë”.

Një parti braktis sallën kur bëhet fjalë për një rezolutë me interes kombëtar. Duke u votuar vetëm nga ne kjo rezolutë, kthehet problem në përpjekjen tonë për të bindur vendet anëtare sepse është rezolutë e njëanshme dhe cilido që është kundër çeljes së negociatave, këtë rezolutë mund ta ketë një arsye më shumë për të thënë se Parlamenti shqiptar nuk është unanim për çeljen e negociatave. Natyrisht që në Berlin dhe Paris, këta individë nuk lënë argument pa shfrytëzuar. Nuk mund të fajësojmë ata që nuk kanë kohë e mundësi që të thellohen e të mësojnë se si qëndron e vërteta. E vërteta është se absolutisht të gjithë ata që merren me Shqipërinë, edhe ata që janë në pozicion kundërshtues, e kanë të vështirë të kuptojnë se si ka mundësi që Shqipëria është i vetmi rast në gjithë historinë e procesit të integrimit që nuk ka konsensus dhe unitet në komunikimin me të huajt, por ka një opozitë që nuk lë gur pa lëvizur për ta shkatërruar procesin. Në Maqedoni e dimë sa e vështirë është bashkëjetesa shumicë-opozitë, por kurrë nuk ndodh kjo që ndodh këtu te ne; Në Bullgari jeta politike është shumë konfliktuale, por qysh kur nisi përgatitja për presidencën bullgare, shumica dhe opozita u ulën në tryezë dhe u bënë bashkë sepse brenda kufijve ka mendje të ndryshme, si në çdo familje, por jashtë kufijve populli dhe flamuri janë një”, – u shpreh Rama.
po ashtu Rama u tregua i ashpër duke u shprehur se opozita po bën një akt të pashumbullt pabesie dhe tradhëtie ndaj vendit duke shkatërruar rrugën e shqiptarëve për në BE.

Akt i pashembullt pabesie dhe tradhtie ndaj këtij vendi. Një forcë e tërë e organizuar dhe e votuar që sillet si të ishte jo PDSH që lindi me thirrjen e duam Shqipërinë si gjithë europa, po si të ishte forcë që për program ka testamentin e Esat Pashës, kjo është e pabesueshme. Dhe pyetje është shumë e thjeshtë: Të jetë vallë arsyeja e pushtetit? Ambicia e verbër për t’u rikthyer në pushtet? Nuk mjafton. Është shumë e vështirë që të thuash që po kjo është dhe s’ka tjetër. Por nuk është ky thelbi, nuk mund të jetë ky motivi që pa u mbushur ende një vit nga zgjedhjet, një forcë e tërë politike alternative të transformohet dhe punon për shkatërrimin e një segmenti rruge që është rruga e shqiptarëve, jo rruga e PS-së, jo e një pjese, është rruga e shqiptarëve: Negociatat!: – shtoi kryeministri.



9 Comments

  1. Kur e degjoja sot ne parlament kete skizofrenin ,mashtruesin e pa cipe ku mundohet te genjeje duke iu hedhur hi syve ketij populli dele qe ne kemi bere hapa konkrete lufta-e kunder droges,korrupsionit me vinte me falni per shprehjen per te vajtur ne -banje-.Si nuk ju vjen turp edhe atyre pak deputete te ndershem socialiste kur e degjojne kete ?Ku hashashizimi i venditsi kur rralle ndonje here ne historine e qeverisjes qe nga permbysja e sistemit ka lulezuar ne tere teritorin e vendit ku u beme Kolumbia e dyte ne mes te Ballkanit .Korupsioni ,trafiqetjane rritur me dhjetra e dhjetra here per te mos thene meshume ku c’do dite denancohen raste te korupsionit dhe te trafikimit te droges .Evetmja arritje e juaj o -rivdekas-eshte rrenimi dhe varferimi i ketij populli dhe ketij vendi,arratisja neper rruget e botes per buken e gojes mijra qytetareve te ketij vendi.Sukses tjeter i arritur nga ju o drogaxhinj eshte qe keni arritur majat me te larta te mashtrimeve karshi ketij populli .

    1. O stalini karit o ju qifsha mendjen .po si nuk e kuptoni qe i mbyturi te mbyt.bashes po i vjen fundi edhe si intereson asgje vetem te mos shkoje ne burg .nuk e kupton qe vajti neper eu per lobim kunder shqipetise.
      Jeni per te ardhe keq

  2. komunizmi fara me e keqe qe ka shkaterruar kete vend. qe nga viti 2009 arkitekti i shkaterrimit te hapjes negociatave me Europen eshte Edvin Rama.
    rasti pare me prefektin e Fierit dhe tani krimi,korrupsioni,drogat.Si nuk zbret nje here nga kali dhe te kerkoje falje.

    1. Lereni more ato budallaqe et ideologia : komunizmi, liberal,…. vetem ata qe kan lindur pas 90 nuk munde te quhen komunista.. te tjeret, shumica e shqiperis ka qen komuniste, dhe shumica e ballkanit….. Fajtoret dhe kryesoret jan gjykuar apo nuk jetojn me… Per te tjeret koha ndyshon duhet me shkue perpara… me te gjith ata qe prezentojn programe me perspektive e vizion…. pa marre parasyshe çka ka qen dhe jan. (komunista apo democrakt, dreq,..)…

  3. Lereni more ato budallaqe et ideologia : komunizmi, liberal,…. vetem ata qe kan lindur pas 90 nuk munde te quhen komunista.. te tjeret, shumica e shqiperis ka qen komuniste, dhe shumica e ballkanit….. Fajtoret dhe kryesoret jan gjykuar apo nuk jetojn me… Per te tjeret koha ndyshon duhet me shkue perpara… me te gjith ata qe prezentojn programe me perspektive e vizion…. pa marre parasyshe çka ka qen dhe jan. (komunista apo democrakt, dreq,..)…

  4. Harroi Rama kaq shpejt cfare maskarade bente ne bruksel e dere me dere para heqjes se vizave? E harroi si bllokoi procesin me ngjarjen e fierit? E harruan keta ate historine e sajuar te elvis roshit qe i rrembyen te shoqen? Filmat turk te erion velise … Lerini keto brockulla se per negociatat eshtw marre vendimi qekurese te thirren ne gjermani e te thane hiq ministrin e brendshem. Po ti je dhjaks. Ty te tmerrojne protestat. Ka filluar rreshqitja po e paske patur te forte e te shpejte. Ky eshte ai momenti qe ti te mbetesh ne histori – duke ikur. Se ti e di qe më keq do behet per ty , jo më mire. Shpeto cfare te mundesh e ik.

  5. o kare e supozojme e se ka bere rama, keta duhet te bejne te njenjte gje?te bejne cmos qe ne mos te marim celien e negociatave? mqs beri gabim rama ne ta bejme edhe ne, llogjike qe as vete se di si e shikoni.
    zoti jua ruajt nga urejtja qe keni krijuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *