• |
ide | kryesore

Reagon Rama pas investingimit të Zërit të Amerikës: Mos dëgjoni zhurmën e kënetave politike e mediatike

Lajme

Kryeministri Edi Rama me anë të një videoje në Facebook, ka treguar projektin se si do të shndërrohet  landfilli i Sharrës.

Gjatë prezantimit të video projektit kryeministri ka sulmuar dhe të gjitha ata që kanë qenë kundër këtij projekti.


 “Duke ju garantuar se kështu do ta zhbëjmë mallkimin e plehrave jo vetëm në Tiranë, Elbasan e Fier, po edhe së shpejti në Durrës e më tej në gjithë Shqipërinë, ju ftoj të gjithëve të mos dëgjoni zhurmën e kënetave politike e mediatike ku gëlojnë njëmijë e një të zezat kundër këtyre projekteve kaq të dobishme për mjedisin e shëndetin, po thjesht t’u besoni syve tuaj dhe fakteve kokëforta të dobisë së jashtëzakonshme të këtyre nismave, për Shqipërinë e pastër Europiane që duam për femijët tanë”, – shkruan ndër të tjera Rama në statusin e tij.

Kujtojmë që vetëm një ditë më parë “Zëri i Amerikës”, ka bërë një investigim, ku tregohej se si koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri po u jepen kompanive që figurojnë të rregjistruara në parajsa fiskale.

 

1 Comment

  1. Do ta krejmë edhe njëherë Shqipërinë si fanar ndriçues të socializmit në botë tani që kemi në duar edhe miliardat e eurove që kemi fituar nga droga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu