• |
ide | kryesore

Shtyhet muaji i mjaltit të Meghan dhe Harry

Paparazzi, Slider



Princi Harry dhe Meghan Markle i thanë “PO” njëri-tjetrit mesditën e 19 majit. Pas dasmës, ata bënë daljen e tyre të parë publike si burrë dhe grua. Duka dhe Dukesha e Sussex, u shfaqën në festimet e 70-vjetorit të Princi Charles, dhe dukeshin aq të dashuruar me njëri-tjetrin. Deri këtu çdo gjë duket në rregull, mirëpo një gjë po i shqetëson njerëzit; përse nuk po nisen çifti i sapomartuar për në muajin e mjaltit? Sipas ekspertes së familjes mbretërore, Katie Nicholl, Harry dhe Meghan mund ta shtyjnë muajin e mjaltit, për të udhëtuar drej Meksikos, për të vizituar babanë e Meghan.

“Kam dëgjuar që një nga gjërat që duan të bëjnë së shpejti është të shkojnë dhe të shohin Thomas Markle, pas operacionit që ka bërë në zemër”,-është shprehur Nicholl për Entertainment Tonight.

Ajo ka treguar se Harry është shumë entuziast për ta njohur babanë e Meghan. Nga ana tjetër Dukesha, ka qenë gjatë gjithë kohës e interesuar për shëndetin e të atit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *