• |
ide | kryesore

Skandali/ Pse u grabit me dhunë prokuroria e Durrësit

Arkiva, Kryesore



Grabitja e Prokurorisë së Durrësit për të dytën herë brenda dy javëve, ka zbuluar më në fund se kush është dosja që po shkatërrohet nëpërmjet një kundërsulmi të rrallë të krimit ndaj prokurorisë.

Të gjitha dyshimet bien mbi dosjen e Ishmit, një material që një grup banditësh kërkon ta shkatërrojë me çdo kusht. Materiale që kishin të bënin me këtë dosje u morën si në grabitjen e datës 8 Maj, kur u vodhën materialet e postës sekrete, ashtu edhe në grabitjen e zyrave të prokurorisë.

Në dosjen e Ishmit po hetohen kontratat e falsifikuara për dhënien me qira të tokave në bregdet nga komuna Ishëm, për 10 vjet.

Të arrestuar janë 4 ish zyrtarë të komunës, që dyshohen përgjegjës për kontratat në kundërshtim me ligjin.

Prokurori që po heton çështjen është Afrim Shehu.

Shehu ka qenë prej vitesh pjesë e Task-Forces Antikorrupsion në Prokurorinë e Durrësit. Pak muaj më parë ai u lëviz, për shkak të vonesës së gjatë në kryerjen e veprimeve për dosjet kundër korrupsionit dhe sidomos për skandalin e tjetërsimit të tokave në bregdetin e Ishmit.

Prokurori Shehu u rikthye në Task-Forcen Antikorrupsion me firmën e ish-drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Donika Prela. Më tej, ai u caktua te njësia e re, “Forca e Ligjit”, duke iu rikthyer sërish dosja hetimore e tokave në Ishëm.

Tani nuk ka asnjë dyshim se banditët kanë pasur informacion nga një njeri i brendshëm i institucionit për materialet që duhej të merrnin. Ky është një detaj tjetër që i bashkon të dyja ngjarjet, atë të datës 8 Maj kur u grabitën materialet e postës sekrete të prokurorisë dhe rasti i dytë, kur grabitësit hynë në zyrën e prokurorit dhe oficerëve të policisë gjyqësore,.

Banditë rrugësh do ta kishin të pamundur të godisnin institucionin e prokurorisë, pa pasur një informator të brendshëm.

Në rastin e parë, ky fakt bëhej evident për shkak se materialet që u grabitën ishin sekrete dhe grabitësit e dinin se çfarë po merrnin nga postieri.

E njëjti dyshim përforcohet nga grabitja e dytë.

Banditët vunë në zbatim një plan të mirëmenduar. Veprimi i parë që bënë ishte shkatërrimi i serverit të kamerave, hynë direkt në zyrën e prokurorit të çështjes për të marrë kompjuterin dhe pastaj në zyrën ku mbahen materialet e oficerëve të policisë gjyqësore.

Kuptohet se kanë qënë të instruktuar nga një njeri që i njeh mirë ambjentet e brendshme të institucionit.

Sulmi për herë të dytë i prokurorisë së Durrësit, shkatërrimi i serverave dhe kamerave të sigurisë, vjedhja e dosjeve origjinale dhe grabitja e kompjuterit të prokurorit është një skandal i rëndë, që dëshmon në radhë të parë guximin e krimit për të sulmuar organin e akuzës.

Megjithatë Arta Marku njoftoi se nuk ishte në Tiranë, por në Zagreb për një takim me kolegët e saj. Ndërsa prokurori i çështjeve të shkatërruara nuk është çudi të jetë në ndonjë dyqan duke zgjedhur një kompjuter të ri për zyrën.©Lapsi.al



12 Comments

    1. i pa emer ik se po te pret roshi po nuk i qove vellan e ,mitur per perdhunim ne grup detyrohesh te han ngjal mete dy metra e gjat pastaj si ramn.vetinng po qe kan ber per ju qelbesirat negjmija,fatos klosi,ruqi e xhafa,ter qelbesirat e kokpalaret,vrases e peedhunues i ben deputet.kryeqelbesir rama,kryekalbesir edvin coftir edvin edi rama.

  1. Grabitet prokuroria e Durresit dy here brenda dy javesh! Kudo gjetke ministri i drejtesise do kish ikur me dorheqje. Ajo top-Sexy Ertilda Gjoni vazhdon stoliset, K/prokurorja shkon ne Zagreb e atje mbase jep eksperience se si i bastisen zyrat e prokurorise. Ai qe quajne Vetting ka ngecur, shkaku eshte ministri i brendeshem qe kerkon akoma te zvarritet ne detyre me vella te denuar per trafik droge (kur polici i thjeshte per te njejtin motiv, largohet nga policia).
    Kesaj gjendje i shtohet e pergjithshmja varferi e shtuar dhe nje ekonomi ne kolaps (FMN dje i dha dajak qeverise Rama per Borxhin Publik stratosferik) dhe del tablloja e asaj qe Rama e quan “Shqiperia qe duam”.

    1. Bravo , i gjete fajtoret me kete koment me kaq shume propagande qe bere.
      E vetmja gje qe le pa thene ishte O BURRA MERRNI ARMET TE RREZOJME RAMEN DHE TE SJELLIM BASHEN NE PUSHTET.

      per kete arsy dhe nga tipa si ju PDja do rri dhe nja 10 vjet te tjera ne opozite.

      Mediokritet, Dilitantizem, Harbuteri, Budallalik.

  2. Pse kollaj eshte,kjo nuk eshte gje,flaken do ti veje shqiperise familja,asgje nuk do te ndryshoje,ndoshta ka kercenime edhe me jete per kete pune.Llalla dhe rrethi i tij i ngushte jane ne valle plotesisht.Mund te ngjallim nga varri ndonjerin qe di ta beje kete pune.Ideollogji s’ka me,ka vetem vjedhje dhe mashtrim.

  3. Me qe jemi ne kuadrin e aludimeve , po e bej edhe une nje :
    Mbase ja bere si ujku i rene ne cark, qe kafshon edhe kemben e vet te shpetoj.

  4. Jemi mesuar qe per negativitette marrim shembuj NGA Afrika.Me plot bindje e them qe gjera qe ndodhin ne Shqiperi nuk ndodhin ne asnje vend te botes per NGA prapesite.Megjithate shteti eshte ne kembe dhe breshkat- njerez Jane ne kllapi.

  5. e,verteta eshte,se shqiperia nga grabitja e qeveris nga mafia ps rama,eshte pa kushtetut,drejtesi dhe nje vend si shteti i malit afikan i grabitur ne 2009-10 nese nuk gaboj vitet,i grabitur nga organizata islamike gjihadike terroriste.
    dikush te thote se ne shqiperi funcionon diqka juridike e kushtetuse,aje-o,eshte e çmendur,apo i takone multi etnive qe num jane shqiptare,dhe planifikojn shkatrrim total te shtetit shqiptar,siq eshte nje nga ta mercenari ssrbe me dy emra e mbiemra,mustafa nano.lorence vangjeli e ttj.
    se pari kupukut me logjik animale blendi fevziut,duhet denuar me nje futje me force nje shishe ne bythe,qe i ftone jo shqiotaret te kinse analizojn multi mile probleme te akumuluara ne shqiperi.

  6. Jo vetem 1nje her,por qundra her ps ka dhunuar jusgtetuten dhe republiken e shqiperis.
    1.pika e pare ne shtete te perendinit nuk guxon askush te qes flamur gjigand te nazi hitlerit,si e qiren flamurin gjigand turk ne erddhen e erdiganit ne shqiperi,se eshte flamur oushtusi 523 vjeqar ne shqiptar.
    realacione me turqin po,por se pari duhet njofte genocidin 523 vjeqar ne shqiotar,siq beren padi nderkombetare Armenia,per genocidin e 1915-16 nga barbaret turq,dhe u njofte nga bota.
    per ma shume informime,shikoni video.genocid armenien.
    pastaj.ne shqiptaret kurre skemi bere nje trakt pajtimi me turqin.
    pastaj.nje shtet qe akuzohet nga gjithe evropa e usa,per krime barbare ne populline,autokton Kurde,dhebme 45000 viktima ne 40 vitet e fundit,nuk mund te lidhin misqi shqiotaret me ate shte e diktatur barbari,por duhet te shkojm,nje vije me euro-usa,n.
    hej,hej,ky bashibuzuku rama ka problem te madhe mentale,se shqiperia num eshte prone private e tij,se te gjuthe privatsiesit e shteteve si ish nikola qaushesku rumun,perfundojn.
    pastaj.dhunim kushtetute,me pazare ne mes tij e ilir metes,se ju presidwnt e une kryeminister i perjetshum.
    Ju mos zbuloni krime korrupcionin e trafikun tim,une aje rami nuk denoncon hajnit e ikire metes.
    dhe dhumim kushtete.ku e gjithe sistemi juridik eshte grabit e pushtuar.
    PS nje nga mafit multi etnike nga me dangereus dans le monde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *