• |
ide | kryesore

Sot dalja e parë publike e Meghan Markle si dukeshë

Paparazzi, Slider

Meghan Markle dhe Princi Harry kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore në Londër, të shtunën.Ditën e sotme, çifti bëri daljen e parë publike si Duka dhe Dukesha e Sussex, ku u bashkuan me Princin Charles në festimet e 70-vjetorit të tij në kopështin e Buckingam Palace.Edhe përse Princi Charles mbush 70 vjeç në 14 nëntor, festimet kanë nisur herët dhe pritet të marin pjesë më shumë se 6 mijë të ftuar ditën e sotme në kopështin e Buckingam Palace.Kjo është një eksperiencë  ndryshe për Dukeshën e re, e cila nuk ka parë kurrë një eveniment të tillë, shkruan “Daiymail”. Për herë të parë, njerëzit do të duhen t’i drejtohen në publik Meghan si “Lartësia e saj” ose “Zonjë” dhe duhet të përkulen përpara saj.Sakaq, nuk duhet lënë edhe pa përmendur veshja e Meghan në daljen e saj të parë publike si Dukesha e Suxxes. Meghan shfaqet rrëzëllitëse me flokët e kapura dhe me veshjen e përzgjedhur, e denjë për një Dukeshë! Ajo kishte veshur një fustan me detaje transparente  në tonalitetetin e ngjyrës së bardhë, si dhe kapelja ishte e të njëjtës ngjyrë.



 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu