• |
ide | kryesore

Të gjithë të dashurat e Princ Harry-t para Meghan (FOTO)

Paparazzi, Slider



Princi Harry ka gjetur më në fund vajzën e ëndrrave të tij, aktoren amerikane Meghan Markle ku tani ata janë burrë edhe grua. Dasma e së shtunës ka marë vëmendjen e të gjithëve dhe ka qenë kryefjala për gjithkënd. Por duhet të pranojmë që ai ka dalë në takime me vajza të bukura si modele, aktore, prezantuese etj. Ja cilat janë ato:

Natalie Pinkham

Natalie Pinkham u lidh me Princin Harry në vitin 2003, por thuhet që marrëdhënia e tyre u mbyll brenda atij viti. Ata të dy janë njohur përmes medias dhe intervistës që Natalie i ka bërë Harry-t. Ata u ndanë se gjërat midis tyre ishin ftohur, por sot mbeten miq të mirë.

Natalie-Pinkham.jpg

 

 

Chelsy Davy

Chelsy ishte dashuria e parë e Harry-t, ose të paktën gruaja e parë me të cilën ai kishte marrë një lidhje seriozisht. Harry e takoi së pari Chelsy në vitin 2004 nëpërmjet miqve të përbashkët. Kanë qëndruar bashkë për rreth 6 vjet. Harry e ka dashur shumë Chelsy, madje thuhet se përpara se princi të martohej me Meghanin, ka telefonuar Chelsy duke qarë për t’i rrëfyer ndryshimin e jetës së tij. Kujtojmë se Chelsy është ajo që i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre, pasi ajo nuk mund ta përballonte gjithë atë vëmendje mediatike.

prince-harry-c.jpg

 

Astrid Harbord
Në periudhën kur Princi Harry u nda nga Chelsy, ai pati një flirt me mikeshën e kunatës së tij Kate Middleton, Astrid Harbord.

733dc7b78469a67b4b3f93748f39c8c4.jpg

 

Mollie King

Mollie King ka qëndruar me Harryn vetëm disa ditë në vitin 2012. Këngëtarja dhe anëtare e grupit “The Saturdays”, pranoi që kishte dal me të dhe që kishte shijuar një mbrëmje komode me princin duke thënë: “Po, e kam takuar Harry dhe kemi shkuar për një pije “.

Mollie-King-2.jpg

 

 

Cressida Bonas

Marrëdhënia më serioze e Princit Harry para Meghan ishte me aktoren angleze dhe modelen Cressida Bonas. Kjo e fundit e takoi Harry-n përmes kushërirës së princit, Princeshës Beatrice. Të dy takoheshin seriozisht për dy vjet, nga 2012 në 2014. BBC raportoi se çifti u nda në mënyrë miqësore pak muaj përpara ditëlindjes së 30-të të Princit Harry.

5.Cressida_Bonas_histori_dashurie.jpg

 

 

Ellie Goulding

Harry besohet të ketë pasur një romancë me yllin e muzikës pop Ellie Goulding në vitin 2016, të cilët janë kapur disa herë bashkë duke u puthur. Madje në atë periudhë është përfolur se Ellie ngeli shtatzanë dhe fëmijën e kishte me Harryn, por se çfarë ndodhi me atë shtatzani asgjë nuk dihet.

gettyimages-455440976-1.jpg

 

 

 

 

Meghan Marke

Harry dhe Meghan janë takuar për herë të parë bashkë në korrik të vitit 2016 nëpërmjet shoqërisë së përbashkët. “Shpresoja vetëm që ai të ishte i sjellshëm dhe i edukuar”, është shprehur në një intervistë ajo, e cila ka shtuar se pyeste vazhdimisht miqtë e përbashkët se si ishte Harry. “Ne në fillim dolëm thjesht për një pije, dhe më pas pyetëm njëri-tjetrin se çfarë do të bënim nesër? Ne duhet të takohemi sërish”, janë shprehur të dy në një intervistë kur po komentonin fillimet e njohjes, njohje e cila përfundoi në martesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *