• |
ide | kryesore

Vrasja për një karikues/ Prindërit e Marvi Mihalit: Drejtësia po na vret për së dyti

Lajme, Të fundit



Gati 1 vit më parë, Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë. 22-vjeçari Marvi Mihali u vra me thika nga bashkëmoshatarët e tij për një karikues telefoni.

“Dora kriminale ma vrau, pabesisht, pafajësisht”, thotë Pavllo Mihali, babai i Marvit.

“Ata ngritën kurthin dhe deshën të vrasin. Si mund të vrasësh për një karikues, si mund të rrish me thika në mes të Tiranës. Kush janë ata!?”, thotë nëna e Marvit.

Ish-sportisti i njohur Pavllo Mihali dhe bashkëshortja e saj, do të jenë në një rrëfim ekskluziv sot në “Të Paekspozuarit”, në Top Channel, për të folur për vrasjen e djalit të tyre, Marvi Mihali. 22-vjeçari, u qëllua me thikë dhe më pas u dhuna, mbrëmjen e 31 korrikut 2017, nga disa bashkëmoshatar. Sot, një pjesë e autorëve të krimit, janë lënë të lirë, ndërsa prindërit e Marvit të ndjerë, qëndrojnë pas dyerve të gjykatës, për të kërkuar drejtësinë për padrejtësinë që u është bërë.

“Ma kanë vrarë, më kanë therur edhe mua dhe drejtësia, Artan Lulaj (prokuror), demoni i demonëve, po më vret edhe shpirtin”, shprehet Pavllo Mihali. Një video ekskluzive pritet të zbërthej të gjithë dinamikën e ngjarjes, që nga momenti i sherrit e deri tek vrasja e Marvi Mihalit. Shkaku i konfliktit ishte për një karikues telefoni, një absurditet që kalon çdo kufi të çmendurisë, por që e gjen tek brezi i sotëm i të rinjve të keqedukuar./tch

pppppp



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *