• |
ide | kryesore

Bella Hadid i gjen fotot intime,The weeknd dashuron Selenën akoma

Paparazzi, Slider

Pas historisë së dashurisë  me Selena Gomez The Weeknd emri i vërtetë it ë cilit është Abel Tesfaye i është rikthyer edhe njëherë mardhënies me modelen Bella Hadid. Por burime për revistën OK! shkruajnë se përpara Festialit të filmit në Kanë ku ata u panë bashkë thuhet se kanë patur një konflikt të madh. Bella i ka gjetur disa foto seksi të Selenës në telefon dhe i ka thënë se ata nuk do të rikthehen bashkë nëqoftëse ai nuk fshi gjithçka nga e kaluar.Ajo gjithashtu e ka akuzuar se pret të rikthehet me të prandaj  i ka ruajtur akoma.  Por The Weeknd u shpreh se ato janë pjesë e të kaluarës tashmë dhe pas një lufte ai i ka fshirë të gjithë fotografitë.



Këta të fundit patën shumë lëkundje me njëri tjetrin por pasi u nda nga Selena, Thë Ëeeknd u pa duke u puthur me Bellan në festën e Coachella në prill të këtij viti. Thashethemet se ata ishin rikthyer kishin dalë prej muajsh por edhe pse Bella e mohoi atë puthje duke pretenduar se nuk ishte ajo çdo gjë ishte e qartë. Konfirmimi erdhi kur ata u panë bashkë në Festivalin e Filmit në Kanë duke shkëmbyer batuat dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu