• |
ide | kryesore

Çfarë tha Will Smith në intervistë për Era Istrefin

Paparazzi, Slider



Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi do të jenë krahë njeri-tjetrit për të performuar himnin zyrtar të Kupës së Botës 2018 për turneun e kësaj vere në Rusi, sipas Billboard dhe raporteve të ndryshme.

‘Radio Vibe’ dhe ‘Kolumbia W Radio’ njoftuan për herë të parë bashkëpunimin midis Smith dhe Jam, me raporte të tjera që konfirmuan se Era Istrefi është vendosur të bashkohet me ta.Kënga do të krijohet nga amerikani Diplo dhe do të lançohet më 25 maj.

Faqja zyrtare e FIFA 2018 ka arritur të sigurojë një intervistë me Erën e cila është shprehur: ” Të jesh pjesë e këngës zyrtare të Kupës së Botës, FIFA 2018 ka qenë njëra ndër përvojat më të pabesueshme dhe emocionale që kam pasur deri tani. Është e mahnitshme të punosh me Diplo, Will Smith dhe Nicky Jam, të cilët unë i admiroj. Jam adhuruese e futbollit dhe mezi pres që të fillojë Kampionati Botëror”.

Një tjetër intervistë është marr edhe nga Will Smith i cili është shprehur:

”Është nder kur të kërkohet të përformosh për Kupën e Botës në FIFA 2018. Kjo ngjarje globale sjell njerëz nga e gjithë bota për t’u gëzuar, qeshur, festuar dhe provuar magjinë. Bashkëpunimi me Nicky, Diplo dhe Erën në këtë rrugë përfaqëson harmoni. Në fund të ditës thjesht duam ta shohim botën duke vallëzuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *