• |
ide | kryesore

Detajet e protestës së opozitës, pritet të flasë vetëm Basha, marshimi drejt kryeministrisë

Lajme, Të fundit



Axhenda e Lulzim Bashës një ditë para protestës ishte e ngjeshur me takime ku shënohen detajet e fundit të protestës të së shtunës.

Protestuesit mblidhen në orën 11.00 në krye të bulevardit të Dëshmorët e Kombit sipas një vendimi të fundit, që u mor në takim me aleatët opozitarë në zyrën e kreut demokrat.

Burimet i thanë Top Channel se është një protestë me kohëzgjatje normale dhe drejtues të Partisë Demokratike kanë kontaktuar me drejtues të policisë në mënyrë që qytetarët të mos pengohen t’i bashkohen asaj.

Vet konceptimi i protestës si marshim i jep asaj një natyrë tjetër nga ajo e 27 janarit, ku u protestua kundër kapjes së drejtësisë nga qeveria pas zgjedhjes nga mazhoranca të Arta Markut si kryeprokurore e përgjithshme e përkohshme. Nëse ajo e janarit o organizua për 1 muaj, kjo e 4 muajve më pas bëhet një javë nga thirrja e Lulzim Bashës.

Të shtunën do të ketë demonstrime simbolike ku pritet të gjejë shprehje i gjithë aktualiteti i më shumë se dy javëve me akuzat e Partisë Demokratike se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka garantuar paprekshmëri për vëllain e tij të dënuar me mbi 7 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Kësaj here nuk do të jetë pjesë e demonstrimit skena gjigande që jemi mësuar të shohim para godinës kryeministrore. Marshimi pritet të kulmojë me një fjalë të kreut të opozitës Lulzim Basha.

Protesta e opozitës ndodh ndërsa Tirana po vizitohet nga zyrtarë të vendeve dhe organizatave ndërkombëtare. Gjermani Florian Hahn u largua nga Shqipëria, ndërsa takime të nivelitët të lartë po zhvillon kreu i asamblesë parlamentare dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së. Mëngjesi i lutjeve me nismën e deputetëve të majtë e të djathtë do të mbahet në Tiranë po të shtunën e protestës, ku i pranishëm do të jetë edhe Pit Maroco, zv.ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit.

Top Channel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *