• |
ide | kryesore

Emrat/ Kush janë dy të ndaluarit për grabitjen e prokurorisë së Durrësit

Lajme, Të fundit

Pas vjedhjes në Prokurorinë e Durrësit dy persona janë arrestuar të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë. Një ditë më parë u konstatua vjedhje në institucionin e akuzës ku ishin marrë dosje dhe kompjuteri i nje prokurori si dhe ishte ndërhyrë në serverat për të zhdukur pamjet filmike.

Te ndaluarit janë Artur Isa dhe Besnik Bushi të cilet janë të dyshuar për grabitjen në Prokurinë e Durrësit. Eshtë caktuar masa e ndalimit edhe për rojen e objektit Nias Lena, i cili ka qenë në sherbim gjatë kohës që grabitësiat kanë munudr të hyjnë në zyrat e instituicionit dhe të kryejne vjedhjen e dokumentave.


Ndalimi i dy përsonave është bërë pas hetimit të nisur nga prokuroria për këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë burime nga prokuroria bëjnë të ditur se autorët e dyshuar janë duke u marrë në pyetje.

Grabitësit kanë hyrë me forcë gjatë natës se kaluar në Prokurorinë e Durrësit në zyrën e prokurorit Afrim Shehu, që po hetonte dosjet e korrupsionit të zyrtarëve për tjetërsimin e pronave në Ishëm. Paraprakisht është vërejtur se janë synuar në mënyrë specifike, dosjet e disa zyrtarëve që po hetohen për shpërdorim detyre.

Njoftimi i plote i Policisë

Më datë 24.05.2018 nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të Prokurorisë për shtetasit

Nias Lena 56 vjeç, banues në Durrës, roje private, i caktuar me shërbim në orarin kur janë vjedhur zyrat e Prokurorisë; •

Artur Isa 49 vjeç, banues në Sukth i Ri Durrës, me precedentë penalë të mëparshëm. •

Besnik Bushi 54 vjeç, banues në Durrrës, me precedentë penalë të mëparshëm.

Dy shtetasit e mësipërm A.Isa dhe B.Bushi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës. Ata dyshohet se kanë hyrë në zyrat e prokurorisë dhe kanë vjedhur, dëmtuar dokumentet dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale: •”Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasit Nias Lena parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. • ” Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve A.Isa dhe B.Bushi parashikuar në nenet 293/c/2 dhe 313/a , 25 të Kodit Penal.

4 Comments

  1. @@@ Paraprakisht është vërejtur se janë synuar në mënyrë specifike, dosjet e disa zyrtarëve që po hetohen për shpërdorim [email protected]@@

    Nga e mori vesh lapsi kete gje ? keto gjera jane sekrete hetimi.. vetem prokurori i ceshtjes i di .

    Ne portalet e sotme ne shqiperi vetem 20% e lajmit eshte e verteta.. se pastaj 80% jane garnitura qe i shtojne autoret sipas interesit te tyre.

  2. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu