• |
ide | kryesore

Flet Ronaldinho: E vërteta e martesës me dy gra njëkohësisht

Sport



“Po më telefonojnë të gjithë, por është vetëm një gënjeshtër e madhe. Nuk është ende koha që të martohem”. Janë fjalë të ish-“yllit” të Brazilit, Ronaldinho për mikrofonin e emisionit “E’ Gol” në kanalin vendas “SporTV”.

Ai përgënjeshtron atë që shkroi e përditshmja “O Dia” se “Dinjo” ka vendosur të martohet në gusht dhe në altar do të çojë dy bashkëjetueset e tij, Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza.

Gazeta shkruante se ceremonia do të bëhej në praninë e pak miqve Santa Monica në California ku jetojnë të tre. Në Brazil poligamia është krim dhe dënohet me burgim deri në 6 vjet. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *