• |
ide | kryesore

Morgan Freeman, i akuzuar për abuzime seksuale

Paparazzi, Slider



Vazhdon “aksioni” në Hollywood: Morgan Freeman akuzohet nga 8 gra për ngacmime seksuale!

Vazhdon “aksioni” në Hollywood: Morgan Freeman akuzohet nga 8 gra për ngacmime seksuale!
May 24
17:132018

Atëherë kur menduam se vala e akuzave në Hollywood rreth ngacmimeve seksuale përfundoi, një lajm i cili po qarkullon kudo në mediat ndërkombëtare ka “çmendur” gjithë rrjetin. I akuzuari këtë herë është pikërisht Morgan Freeman, i cili tashmë është akuzuar nga 8 gra të cilat kanë raportuar se janë ngacmuar seksualisht nga ai në një pikë të karrierës së tyre.

Njëra prej tyre tha se gjatë kohës që punonte si asistente produksioni, Morgan Freeman e ka prekur pa dëshirën e saj në pjesë të ndryshme të trupit. Një tjetër prej tyre tregoi se aktori kishte dashur t’i ngrinte fundin për të parë nëse kishte veshur të brendshme apo jo.

Ndërkohë tjetra thotë: “Ai na komentonte trupat tanë gjatë gjithë kohës dhe na rekomandonte të mos vishnim reçipeta, gjë që sigurisht na bezdiste” – ka përfunduar ajo.

Kanë qenë edhe disa gazetare të CNN të cilat kanë thënë se ato gjithashtu janë ndjerë shumë keq nga komplimentat e Morgan të cilat dukshëm kanë qenë më shumë se komente pozitive etike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *