• |
ide | kryesore

Pas akuzave për ngacmim seksual Morgan Freeman kërkon falje

Paparazzi, Slider



Një asistente e prodhimit e kishte akuzuar aktorin për keqtrajtimin që kishte zgjatur për muaj me radhë gjatë xhirimit të filmimit rreth plaçkitjes bankare “Going in style”.

Ajo pretendon se Freeman e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka prekur pa dëshirën e saj dhe për komentet që iu bën rreth veshjeve të përditshme, Freeman kishte tentuar të shkonte edhe më thellë, shkruan CNN.

Në një incident, tha ajo, Freeman “vazhdoi të përpiqej të ngrite fustanin tim dhe të pyeste nëse kam veshur të brendshme”.

Sjellja e supozuar e Freeman nuk ishte kufizuar vetëm në atë film, ai akuzohej edhe për ngacmime të tjera, sipas CNN.

Freeman është aktori i madh që është akuzuar për sjellje të keqe seksuale pas regjisorit Harvey Weinstein, rastet e të cilit nis fushatën sensibilizuese #MeToo kundër ngacmimeve seksuale.

CNN gjithashtu tha ka folur me dhjetëra njerëz që kishin punuar me ose për Freemanin, disa prej të cilëve e vlerësuan aktorin për këmbëngulësi dhe sjellje gjithmonë profesionale.

Megjithatë pas gjithë kësaj, ylli i filmit amerikan ka kërkuar falje rreth akuzave për sjellje të pahijshme seksuale të bëra ndaj tetë grave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *