• |
ide | kryesore

Rama, mes Babales dhe Esad Pashës

1



 

Partia Socialiste po bën ç’është e mundur që protestën e opozitës më 26 maj ta banalizojë si një “protestë të Babales” , por njëkohësisht “Babales” po i jep rolin dhe peshën historike të bllokimit të mundshëm të negociatave në qershor. Mazhoranca ka hyrë në një spirale demagogjike, duke prodhuar një komedi të madhe për shqiptarët, ku një ditë opozita shpërfillet e vihet në lojë dhe ditën tjetër paraqitet si fuqia mistike që po zhbën ëndrrën shekullore të Shqipërisë europiane.

Metafora më e mirë për të kuptuar këtë ngërç që ka kapur propagandën e kryeministrit, është ajo e Babales. Për Babalen, me tone qesëndisëse flet Edi Rama, me Babalen përpiqet të bëjë humor edhe Taulant Balla, e pas tyre të gjithë deputetët në komisionet parlamentare dhe trupa e gatshme mediatike e “komandatit”. Me Babalen duan të zhvlerësojnë edhe aksionin opozitar kundër ministrit të Brendshëm dhe po me Babalen tentojnë të minimizojnë protestën e kësaj të shtune.

Nëse dëgjon shpjegimet e gjata të kryeministrit, “opozita e Babales” nuk ka besueshmëri, nuk e merr kush seriozisht, ka hyrë në krizë dhe vendi, si dhe ai vetë, kanë mbetur pa alternativë. Por, kur vjen puna që Edi Rama të marrë përgjegjësitë e tij në raport me progresin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, ai lan duart dhe kërkon shpëtim përsëri te “opozita e Babales”. Vetëm se këtë herë ajo nuk është më opozita e pabesueshme dhe qesharake, por një forcë me ndikim në Bruksel, në korridoret e parlamenteve europiane, e strukturuar dhe me peshë, madje sipas zbulimit më të fundit të kryeministrit, edhe me një program që ka si bazë testamentin e Esat Pashës.

Sigurisht që këto shkapërdredhje për t’i ikur përgjegjësisë, e kanë bazën tek një e vërtetë që as nuk e relativizon dot Babalja dhe as nuk mund ta justifikojë i ashtuquajturi “mision antikombëtar i disa vulëhumburve pa atdhe”, që po na lënë jashtë dyerve të Europës. Edi Rama është i qartë se sado qesharak të duket Babalja, ai nuk bën për të qeshur në një vend ku një ministër i Brendshëm është në arrest, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, dhe një tjetër ka vëllanë të dënuar po për trafik ndërkombëtar droge. Dhe të dy, pjesë e një qeverie të shenjuar me bojë të kuqe në të gjitha raportet serioze ndërkombëtare, pikërisht për shkak të kultivitimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Babalja do të na gajaste vërtetë në kontekstin e një qeverisje normale, të pastër dhe pa asnjë implikim me afera kriminale, por në rastin konkret, ai përbën një skandal më shumë për një qeveri të kontaminuar nga virusi i abuzimit.

Kancelaritë perëndimore nuk e njohin Babalen, por ato janë tepër të ndjeshme dhe folën menjëherë sapo edhe emri i ministrit të dytë të Brendshëm u implikua në një aferë të dyshimtë me sfond trafikun e drogës. Depërtimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes dhe mungesa e shembujve konkretë të luftës ndaj tyre, janë shqetësimi kryesor për shumë vende të BE dhe këtë shqetësim nuk e largon as personaliteti i Babales dhe nuk e shton as testamenti i Esat Pashës.

Gjuha e Ramës nuk është e panjohur për Brukselin. Zakonisht liderët ballkanikë, kur dështojnë të realizojnë detyrimet e tyre, fajin e projektojnë tek faktorë të tjerë për të mos marrë kosto brenda vendit. Por mazhoranca sot ndodhet në ngërç, sepse përgjegjësinë e saj në luftën kundër krimit në përgjithësi dhe drogës në veçanti, do ta paraqesë jo vetëm si një problem të shpikur nga opozita, por edhe se kjo shpikje po na lë jashtë Europës përsëri për faj të opozitës esadiste, kur për më tepër që prirjet esadiste të kryeministrit janë ato që kanë rritur alarmin në perëndim. Të flasësh për një forcë politike që ka investuar për anëtarësimin në NATO, për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, për lëvizjen e lirë në Europë, si një forcë me program antieuropian, me qëllim që të mbulosh gropat e zeza të qeverisjes, nuk bind askënd. As ata që do proetstojnë në 26 maj dhe as ata që duhet të votojnë në qershor.

Qeveria shqiptare ka një problem të qartë në raport me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe për këtë nuk e ndihmon dot as Babalja dhe as Esad Pasha. Vjen një kohë që propaganda kthehet në komedi dhe Edi Rama duhet të përballet me shqiptarët dhe me ndërkombëtarët me akte konkrete. Se sa u besojnë shqiptarët aferave të drogës të lidhura me qeverinë kjo do shihet këtë të shtunë, ndërsa testi i perëndimit pak ditë më vonë.

©Lapsi.al



26 Comments

  1. E dëgjuam së pari Taulant “palloshin” që publikisht të “akuzojë” opozitën se me “babalen” po lufton që Shqipërisë ti priten rrugët për integrim në BE.
    Para këtij skafistit të Vlorës që për motivet e tij personale e shfreu dufin e ja nxori të palarat Fatmir Xhafës, ishte një oficer i antidrogës në Vlore që denoncoi lidhjet e ish ministrit Tahiri, me mafien e drogës .
    Mos edhe oficeri i antidrogës njëlloj si “babalja” duke denoncuar lidhjet e ministrave të mbrendshëm të Ramës me mafien e drogës, e paskeshin bërë këtë që Shqipëria të mos pranohet në BE ?
    Ngaqë nuk gjen dot asnjë argument për tu mbrojtur për marrëzitë e tij qeverisëse, Rama përsëriti si papagall këtë marrëzinë e palloshit. Zakonisht është palloshi ai që përsërit si papagall budallallëqet e Ramës.
    Por nëse Rama tani nuk po gjen më gënjeshtra e shfrytëzon gënjeshtrat e trasha të palloshit, duket se i ka ardhur fundi si kryeministër. Tani e vetmja alternativë e tij, është që të provojë ta bëjë palloshin ministër të mbrendshëm, e po nuk i doli edhe kjo, të lërë Surelin e të shkojë të banoje në ndonjë kasolle në malet që ka zhveshur palloshi në Librazhd.

    1. Gabimisht po e botoj komentin tek i nderuari i dhjere Lapsi.al!A e kupton ky Gjekmarkaj qe eshte bere i peshtire ,si shume te tjere,kur na jep opinionet e tij te mbushura me sheqer per Salen dhe te hidhura per Bashen dhe Ramen! A e kupton ky “analist” medioker qe mendimet qe jep jane shume larg te te qenit te tilla! Mendje ndrykur profesore berishiane si ky injoranti, mund te dallohet ne fshatin e tij,por jo ne politiken shqiptare! Mendime te mykura njelloj si prof. I komunikimit Marku qe i mbahet goja kur flet! Ju lutem na myti llymi! Analist Gjekmarkaj?! Panorama me Rakipllarin, “i pavarur nga partite,i pavarur nga Saliu dhe Tosi me Enin”! Ketu ka arritur Shqiperia! Kembet po mundohen te udheheqin Shqiperine!

  2. Babales I merr pleshtat ky krimineli, ky eshte teper me pertej esat pleh toptanit,
    Barabiten ne xhahillik,
    po ky çkelqesa e Tij me atlete& citjone
    eshte pervers pathollogjik- Mobster
    ( e tha saliu kompleksin e ktij te ziu, me shume se kompleks, qe e ka bo psikopat)
    Te vjen edhe keq
    -s’po merr vesh si po I vjen liderit botnor

  3. Zotri I nderuer analist, nuk besojme askend tjeter perveq babales . Respekt for babale dhe per te gjithe mediat dhe politiken qi mbeshteten tek babolet.

  4. PD eshte barazuar me Armando Shkullakun gazetarin personal te Argita Berishes Malltezi dhe Babalen e Vlores!! Dihet se Berisha si komunist stalinian-enverian diti t’i zgjedhe njerez pa personalitet,pa dinjitet por ambicioze dhe t’u jape para per t’i sherbyer! Botimi nga Mapo.al pa ndonje shenim treon se ku ka arritur Iljazi me Aronin dhe dihet alias Henri Cili! Shikoni Ari se kush ju lexon dhe komenton! Analfabetet dhe gjysme hena osmanllinj!

  5. Si tha Bolja:nuk me pruri nje pakete cigare dhe prandaj po e incizoj.Shkul-lak fshatar ngele,te pakten te shkruaren nuk e ke njelloj si te folmenKurse Esati ishte tamam prototipi i nje politikani shqiptar,hajdut,vrases,batakci,tradhetar,kurvar por dhe trim per te mbrojtur te gjithe “placken” qe kishte vene.,dhe aspak i beses.Ku e ndjen vehten ore gazetaxhi,ne pyll me kafshet apo ne shkolle me nxenesit?

  6. Mund te jeni edhe person logjik ju Shkullaku, nul ju njoh, por ama duket qarte qe stilolapsin ta kontrollon partia. Hidhesh, dridhesh e perdridhesh me faktet si e si mund ti paraqesesh sa me mire per PDne, sa me keq per PSne. Por kot lodhesh o i humbur se te duket flamuri i Saliut ne balle qe ne fund te rruges. Merr shembull nga Bushati qe eshte shume me i ekuilibruar se ju dhe pa diskutim, shume me i pavarur. Mbete ushtare gjithe jeten o derdimen.

  7. Mire me skafistin Babalen, por me Esat Pashe Toptanin çkeni? Se kisha ndigjuar a lexuar qe Esat Pasha paska qene perdorues heroine dhe skafist!

  8. Bravo Shkullak se e kapur bukur thelbin qe opozita nie here eshte “Babale”, nje here eshte “Mebole” qe pengon integrimin e Shqiperise.

  9. Duke mos dashur që të marrë përsipër rolin e avokatit mbrojtës të Esat Pashë Toptanit, shumë miqësisht do ti sugjeroja fillimisht Shkullakut-artikullshkrues ( i cili përgjithësisht më pëlqen me llogjikën dhe argumentat që paraqet në artikujt e tij ) dhe gjithashtu edhe disa parashkruesve të komenteve të mësipërme, që të lexonin pa paragjykimet e së kaluarës, historinë e vërtetë të Shqipërisë në lidhje me Esat Pashën. Për të qënë më specifik, si A.SH. , ashtu edhe shumë të tjerë duket qartë se e kanë të nevojshme të lexojnë as më pak, as më shumë, por studimin e fundit të gazetarit të mirënjohur të Zërit të Amerikës z. Ilir Ikonomi, i cili me një qasje shumë të saktë dhe të ftohtë dhe me fakte të pakundërshtueshme, na përshkruan me vërtetësi kronikat e atërhershme tek libri i tij “Esat Pashë Toptani, njeriu, lufta, pushteti”, duke na sjellë para nesh realitetin e shtrembëruar prej më shumë se një shekulli rreth kësaj figure historike. Nga ana tjetër bëmat e pushtetarëve, ose të themi më mirë, dëmet e rënda të shkaktuara ( disa të mbetura në tentativë ) prej sundimtarëve të treçerek shekullit të fundit, 1944 – 2018, jo vetëm që nuk kanë të krahasuar me përpjekjet e bëra nga Esat P. Toptani në shërbim të Shqipërisë, por janë pikërisht liderët e 75 vjetëve të fundit që duhen marrë si shembujt konkretë në lidhje me tradhëtitë e tyre. Në këndvështrimin tim, ja disa prej tyre :

    1. Çarmatosja e shqiptarëve të Kosovës gjatë dhe fill pas luftës së dytë botërore, direktivë kjo e PKJ-së. Dihet se çfarë ngjarjesh pasuan për bashkëatdhetarët tanë deri në vitin 1999.

    2. Projekti për ta bërë Shqipërinë shtojcë të RFJ-së, si republikë të 7-të të tyre, dmth shtet 100% vasal të sllavo-komunistëve.

    3. Sikur të mos mjaftonin vrasjet, dhunimet dhe dëbimet që kishin bërë sistematikisht Grekët ndaj popullsisë Çame prej më shumë se 3 dekadash e gjysëm ( 1910 – 1945 ), trajtimin skandaloz nga rregjimi Hoxhist kundër pothuasje gjithë komunitetit Çam, pas dëbimit të fundit të tyre nga Greqia në mbarim të luftës së 2-të botërore, duke i quajtur këta të fundit, të pabesë, reaksionarë, agjentë të Grekëve, antikomunistë dhe njerëz të cilët kishin bashkëpunuar me nazifashistët.

    4. Grabitja në ditën e diellit e milionave të monedhave të floririt popullatës së vendit në formën e të ashququajturit “tatim të jashtëzakonshëm” ( dokumentuar kjo në shifrat e mbajtura nga vetë komunistët ) dhe konfiskimi i pronave të tundshme e të patundëshme, gjë që pati një efekt të jashtëzakonshëm në ekonominë e mijëra familjeve shqiptare të çdo niveli, jo vetëm të mbas luftës, por që mjerisht vazhdon deri më sot.

    5. Persekutimet, torturat, internimet dhe pushkatimet pa gjyq realizuar gjatë dekadave me radhë kundrejt mijërave shqiptarëve vetëm për faktin se njerëzit mendonin ndryshe dhe nuk pajtoheshin me regjimin në fuqi.

    6. Lënia e vendit në një mjerim dhe dëshpërim total në 1990. Kush nga ne nuk e kujton gjëndjen e mjerueshme ekonomike të atyre viteve dhe vërshimin e qindra mijëra njerëzve të shumëvuajtur e mëse të kequshqyer, sidomos drejt Italisë dhe Greqisë ? Lehtësisht mund të krahasoni sot duke kërkuar në google fytyrat e bashkëatdhetarëve tanë që mbërrinin në vitet 90 në brigjet italiane, me fytyrat e refugjatëve kryesisht të vendeve Arabe dhe Afrikane të vitit 2015 që mbërritën në po ato brigje dhe do ta merrni përgjigjen që do kërkoni. Asnjëherë më përpara Shqipërisë nuk i kishte ndodhur një eksod thuajse biblik i atyre përmasave, duke përjashtuar kohën e pushtimit otoman 5 shekuj më parë. Vendi pothuajse u boshatis dhe njerëzit iknin nga sytë këmbët për të ndërtuar një jetë më të mirë dhe për ti shpëtuar përfundimisht ferrit që linin nga pas, thua se ndonjë pushtues i përmasave nuklearo-shkatërrimtare kishte mbërritur në Atdheun tonë !

    7. Lufta civile 1997 – 1998, si rezultat i mosndëshkimit të piramidave të ngritura me paratë e mundit, djersës dhe gjakut të mbarë shqiptarëve jashtë dhe brënda vendit, që kulmoj me vrasjen e liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdarit.

    8. Lënia e hapësirave pa njëfarë studimi nga ana e jonë, për hapjen e qindra ( nesër ndoshta mijërave !!! ) varreve të ashtuquajtura të ushtarëve grekë. Akoma është i freskët skandali i fshatit Kosinë kur filluan të zhvarrosen gra e fëmijë për ti paraqitur si ushtarë grekë ? Dhe kjo “gozhda” e varreve është njësoj e rëndë me ….

    9. Paktin Detar të filluar nga e djathta dhe që domosdoshmërisht duhet ta përfundoj pala tjetër, kësaj radhe ajo majtas !!! Ironike edhe kjo e fundit kur shqiptarët pritnin dhe besonin që të shikonin një front të bashkuar politik kundër çdo lloj lëshimi të çdo metri apo milje katrore të hapësirës tonë. Shpresuam më kot që vendimi i gjykatës kushtetuese në 2010 ishte fundi i kësaj çështjeje madhore.

    10. Bythëlëpirja që vazhdojmë ti bëjmë për vite me radhë politikës të urdhrave të Athinës, përqafimeve qyravitëse të liderëve tanë me Serbët kur këta të fundit aktualisht vjelin jo pak por rreth 1.5 – 2 miliard Euro çdo vit nga xhepat e Shqiptarëve për shumë produkte të dyshimta që tregtojnë në gjithë trevat tona duke vazhduar me standartin e dyfishtë që e gjithë klasa jonë politike tregon si në Bruksel e kudo tjetër qoftë, krahasuar me atë që propagandojnë para shqiptarëve, standard i cili është më shumë se pervers……dhe e fundit, por jo për nga rëndësia që unë mund të rendis (shumëkush mund të shtoj edhe të tjera) është……

    11. Përjashtimi, apo injorimi total të themi më mirë për afro 3 dekadash me radhë i emigrantëve nga shumë çështje, të cilët duan të thonë fuqimisht më në fund fjalën e tyre duke filluar nga përfshirja e tyre në votime, pavarësisht ngritjes së fundmi të një ministrie e cila duket qartaz se më shumë se gjithçka është në funksion të propagandës shterpë së qeverisë aktuale. Të mos harrojmë për asnjë moment, se çfarë kontributi jetik japin emigrantët për ekonominë e Shqipërisë me remitancat e përvitshme që shkojnë deri në rreth 1miliard Euro !

    Lind pyetja, a mund ti vendosim faktet e mësipërme në peshoren e perceptimit tonë të tradhëtisë, krahasuar ato sikur edhe me kohështrirjen mjaft të pakët, as 10-vjeçare, (1910 – 1920) të aktivitetit politik, ushtarak e dipllomatik të Esat Pashë Toptanit, bazuar të paktën në faktet historike të njohura deri më tani e të nxjerra në dritë së fundmi nga studiuesi mjaft serioz, gazetari Ilir Ikonomi ? Apo do të vazhdojmë të marrim për shembuj figura historike duke vendosur syzet e errëta gjysëm shekullore, të cilat i kemi vënë jo pak herë më përpara, kur ka ardhur rasti për të mësuar historinë tonë ?

    1. O Mitro ,qe te kuptosh realisht vleren e esadit mjafton ti cosh nje tufe me lule tek statuja(memoriali) e tij ne Beograd.

      1. I dashur i paemër !

        Kjo ka qënë fatkeqësia jonë si komb prej shumë dekadash, që flasim e shkruajmë pa lexuar, lëre më të mësuarin, apo të thelluarin në atë që hedhim në letër. Pavarësisht deformimit skandaloz të historisë, që në kohën e diktaturës e kemi pas ditur e mësuar ( dhe jo pa qëllim ) se ku ndodhet varri i Esat Pashë Toptanit. Dhe madje ky fakt është bërë dhe vazhdon të bëhet burim spekullimesh për çështjen në fjalë. Po ty mesa duket të ka ngelur aq mbrapa ora, sa qënke bërë për të ardhur keq. Busullën tënde që tregon Beogradin duhet ta kesh blerë me siguri në tregun e gabit, sepse nqs ti e nxjerr varrin e Esatit në Beograd, i bie që Shqipëria të ishte në Gjeorgjinë e Stalinit. Gjithësesi të falenderoj për përgjigjen cilësore.

        1. Hallall Mitro se qenke mjeshter I propagandes se para viteve 90. Thjesht duhet permendur se esadi eshte zyrtarisht hero I serbise dhe varri I tij ne Paris vizitohet nga lideret serbe.

  10. Ore Mitro paske lexuar tani fresket per Esatin,nuk ka nevoje fare,bashkekohesit e tij kane lene kujtime si I.Vlora( te persekutuar nga komunistet) ku e pershkruajne kete bashibozuk sa te vjen turp nga vehtja.Te gjitha ato te meta qe ti i ve ne dukje ne kete komunikate,Esati i ka pase te gjitha,per shume njerez tradhetia,kurveria,pabesia,grabitja,vrasja etj etj duken normale..asgje te mire nuk kishte Esati qe e vrane
    ne prani te kurves qe e shoqeronte.Esati ishte i vetmi shqiptar qe kishte titullin kalorsiak”te legjionit te nderit” ne France,ama Franca kurre nuk e deshte sa edhe A.Rustemi beri 6 muaj burg.Lodhesh kot o Mitro ,me mire shiko keto vese te Esateve te sotem qe jane njelloj si me ate te vjetrin,vetem se ne vend te kalit kane aeroplane.

    1. Kapedan trimi !

      Teksa lexoja rrjeshtat tuaja, mu duk për një moment sikur po lexoja historinë shumë të dashur të PPSH-së. I kam lexuar unë edhe të vjetrat e reja, ashtu si edhe të rejat e vjetra dhe do vazhdoj që të lexoj e të mësoj more kapedan, sepse vetëm kështu mund të hap sytë e mi dhe të fëmijëve të mi, ndaj gënjeshtrave dhe mashtrimeve që tentuan të na verbonin ( disa tentojnë akoma edhe sot ) prej afro gjysëm shekulli. Ti, siç pohon edhe vetë, që “nuk ke nevojë fare” të lexosh, për të mos folur për të mësuarin, je i lirë që të vazhdosh të shkruash broçkulla sa të duash, sepse mbase ndjehesh mirë duke menduar se bëhesh i besueshëm.

      Përshëndetje bashkëatdhetari im.

  11. Rama nuk eshte mes Babales e Esat Pashes.
    Rama eshte ne mes te Tahirit dhe Xhafajt! Njeri mut, e tjetri kake.
    Fjala e asaj gazetares re Ambrozia Meta eshte vertet fjale lapidar, ky pusht-shteti i Rames nuk e kupton qeverisjen pa ministra te brendeshem te lidhur direkt (si Tahiri) a familjarisht (si Xhafaj) me trafikun e droges, te vetmit sektor ku Ripjellja ka sukses keta 5 vjet.
    Sa me teper tenton Rama e kopeja e tij ta mbajne Xhafajn ne detyre si minister te brendeshem, aq me teper diskretitohen ne sy te opinionit ketu por sidomos opinionit te huaj qe nuk mund te konceptojne dot kurre nje minister (dhe te brendeshem, kjo eshte me absurdja) te qendroje ne detyre me vella te denuar si trafikant droge.

  12. Komenti im ska lidhje me shkrimin por me figuren e Esat Pashe Toptanin. Shkodra s’kishte per te qene pjese e Shqiperise pa luften e pashembullt te 15,000 shqiptareve te udhehequr nga Esat Pashe Toptani dhe luften e pashembullt e ushatreve te turq te udhehequr nga Hasan Pasha. Krahasimi historik calon teresisht. Pasha luftoi per Shqiperine e keta pashallare te kuq luftojne per ta vjedhur Shqiperine

  13. Eshte e trishtueshme per te gjithe .

    Kohe e humbur per partite politike shqiptare ,ato duhet te vendosin ne qender te vemendjes interesat e vendit , dhe jo politikat e ngushta e personale.
    Udheheqesit politike duhet te reflektojne thelle per demet e medha qe i kane sjell popullit shqiptare ne keto 25 vitet e fundit.

    Shqiptaret po presin qe pozita dhe opozita te permbushin kontraten per reformen ne drejtesi ; Ajo i sherben lirise dhe prosperitetit te kombit tone.

    Dhe çdo tentative per te devijuar rrugen e nisur ,duke forcuar doren kunder garancive Kushtetutese ,mundet te rezultojè e demshme per interesat e vet Shqiperise dhe aleateve tane , SHBA dhe Europa.

    Sot nuk eshte dita per protesta ,por lutje qe Shqiperia te eci perpara!

    Zef Begeja,

    Michigan , 26 /5/ 2018

  14. Na plasi tani lufta midis kokave te medha te militanteve te PD ,qe lexojne dhe komentojne tek Lapsi i Argites dhe Tulipanit! Nje diskutim me inteligjence te larte midis Tin Mitro,medioker dhe te pa emrave komentues apo edhe Kapidoni! Ja vlen t’i lexosh dhe te komentosh per idete madheshtore qe diskutojne keta injorante analfabete! Ku ka arritur PD Tulipani dhe militantet qe s’dine te shkruajne! Degjova disa te flisnin ne proteste! Jane maloke Tropojane nuk dine shqip! Te rroje Saliu!

  15. Vallahi or ti Andi, jo Bushati te drejte ke, te gjithe injorantet, analfabetet, jane mbledhur rreth PD, kurse kusuri qe mbetet pra dietaret e zgjuar, shkencetaret, intelektualet jane komplet tek PS me ne krye Ramen qe eshte sa politikan, aq ekonomist, njohes ligjesh etj, etj. Shqiperia ka 5 vjet qe udhehiqet nga zgjuarsia, mencuria, intelekti, zotesia, kapaciteti absolut qe zoterojne deputetet e zgjedhur nga Rama per ne parlament, por akoma me shume nga vlera e meritat shkencore qe kane anetaret e kabinetit Rama. Njeri me i zgjuar se tjetri. Duke fillu nga ajo Nikolla p.sh vertet maloke Mirdite me master te Kristal, por ama arsimin e ka ndritur, apo Niko Peleshi, vertet nuk ka haber fare nga bujqesia por ama ka suksese (sic thote Rama), apo Arben Hametaj vertet mesues anglishtje ne zanat por ekonomine e ka bere ta kene zili gjithe Europa, apo ajo Manastirliu e shkrete qe nuk po arnon dot shqyerjen e shendetesise cope-cope qe i beri paraardhesi daumi Lil Beqja, apo ministrat e brendeshem Tahiri e tani Xhafa njeri me i afte se tjetri ne trafikun e droges me kontribut personal e familjar, apo kreu i grupit parlamentar Taulant Balla vertet nuk i gjendet katundi ne harte por ama eshte katundar intelektual ne shkalle siperore, apo shoku Gramoz Ruci ish ministri i Ramiz Alise, mesues i ciklit ulet ne Tepelene qe zoteron vetem pergjysem gjuhen shqipe e asnje tjeter, apo …po c’ti permendesh te gjithe ato kapacitete intelektuale qe sot mbajne pushtetin. Mjafton sot gjendja ekonomike per ti dhene ketij pushteti e ketyre mendimtareve qe e ushtrojne noten ZERO me xhufke. Hajt njatjeta o Andi, te fala te gjithe atyre mendimtareve e intelektualeve qe permenda. Zoti mos na lente pa to e pa ca si ti qe na i mbani ne pushtet.

  16. O Shkullak ky shkrim i jep te drejte Edi Rames pas protestes se deshtuar te opozites.Ty Shkullak mer dhe Tur Zhejin bleni ca portokalle dhe shkoni tek spitali qe te vizitoni Blendi Kasmin…uf harova mereni edhe nipin e Esad Toptanit ate Blendi Fevziun dhe ate spiunin Fahri Balliun qe ne mbremje neper studio shan Ramen dhe diten pin kafe me Niko Peleshin,nje hipokrizi e ndyre.

  17. Ndryshimi midis Rames dhe Saliut eshte se Sala ka vrare 4 te pafajshem ne bulevard! Ka ngjyer duart me gjak shqiptari! Rama mund te jete hjdut kriminel,mafioz, por nuk ka vrae dike direkt si Saliu dhe idioti Basha! Ashtu si Rama ka mediokrit e tij perrth ashtu i ka edhe Berisha qe para Rames me Lulen e Hollandes dhe mediokrit e tjere! Keta nuk kane ndryshim ngjajne me njeri tjetrin! Por vrasjet jane ato qe ndryshojne njeriun dhe e bejne saist e bejne tani te kete sindromen e “zonjes Makbeth<! Ky eshte ndryshimi neqoftese dikush nuk do ta kuptoje ka mungese me inteligjencen!

    1. 4 vete ne bulevard me 21 janar jane vrare nga afer. I kane vrare ato qe i sollen me rrena e me leke nen dore. Kur e kuptuan se me gure e me hunj mbi polici nuk mjaftonin, i vrane.
      RAI ate mbrembje tha tekstualisht : “Personi rrezohet dhe njeriu ngjitur me te ben dy hapa anash sikur nuk e sheh…”
      Ato fakire te rrejtur nga Rama e te paguar nga Toma iken nga kjo bote te revoltuar nga ajo video Meta-Prifti. Sikur sot te ngrihen nga varret e te shohin se ke ka bere President te Shqiperise ky Ram bythqiri me siguri do ta hanin per leckash.

  18. Gjakosja e gazetarit Bledi Kasemi eshte dhune e pa pranueshme per cilindo shqiptare .

    Ashtu siç eshte e pa pranueshme presioni ndaj gjykatave per te liruar nga arresti Saimir Tahirin.

    Te gjitha perpjekjet tona qendrojne se si te permiresojme shtetin e se drejtes , te mbrojme te drejtat Kushtetues ,por kur te vije puna deri aty saqe qeveria te perdori dhunen dhe marifetet te tjera kunder ligjit;

    Atehere duhet ti themi stop te keqes !!

  19. Kryekari i RD se Saliut nuk ishte ne rolin e gazetarit! Ishte nje provokim i paster! Shkopi i gomes nuk te pret e te ben me gjak! Eshte llogaritur per t;u perdorur per ate qellim! Po keta loqet e PD mundohen te genjejne diten me Diell! 200.000 tha Luli tulipani! Cfare mjerimi?!

  20. Rama eshte identik me esat pashen,madje edhe me dangereux per kombine shqiptar.
    PS te betuar ne flamurin ruse ,se duan vdekjen e gjithe shqiptarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *