• |
ide | kryesore

Renditja e pasaportave/ Shqipëria me ngritjen më të madhe të dekadës së fundit

Planet, Të fundit



Titulli i pasaportës më të fuqishme në botë ndryshon nga java në javë. Një moment rezulton Gjermania, pastaj papritmas Japonia arrin në vendin e parë.

Renditja bazohet në numrin e shteteve që një zotërues i pasaportës mund të hyjë pa vizë ose mund t’a marrë vizën pas mbërritjes.

Edhe pse pse zakonisht vëmendja është tek pasaportat në krye të renditjes, ka edhe lëvizje interesante në mes dhe në fund.

Kina u rendit e 75-ta në “Indeksin e Pasaportave të Henley-it” të vitit 2008. Kina tani ka kapërcyer 44 vende për t’u renditur e 118-ta. Dhe ndërsa rritja e Kinës është mbresëlënëse, janë vende të vogla evropiane që kanë bërë përparimet më të mëdha.

Edhe ideja e BE-së është një gjë e mirë

Në vitin 2008, Shqipëria renditej e 155-ta, dhe ka kërcyer 67 vende në vetëm 10 vjet. Kjo ngritje lidhet me faktin se Shqipëria është vend kandidat zyrtar për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Shqipëria aplikoi për t’u bashkuar me bllokun në vitin 2008 dhe iu hoqën vizat për zonën Shengen në vitin 2010.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Bosnia-Hercegovinën. Në vitin 2008, ky vend renditej i 143-ti, por u ngjit në vendin e 86-të pasi iu hoqën vizat për zonën Shengen në vitin 2010. 

Ebola ka lënduar Sierra Leone-n

Pasaporta e Sierra Leones ka rënë. Në vitin 2008, ajo u rendit e 90-ta, ndërsa tani ka rënë në vendin e 132-të. Rënia lidhet pjesërisht me epideminë e Ebolas që goditi popullin afrikan në vitin 2014. Shpërthimi, i cili preku edhe Guinenë dhe Liberinë, vrau 11,300 njerëz në të tre vendet nga viti 2014 deri në vitin 2016. Menjëherë pas epidemisë, vende të tilla si Australia, Kanadaja dhe SHBA-të, nxorrën ​​një formë kufizimi për vizat ndaj Sierra Leones.

Një rritje në GDP (PBB) është e mirë

Ekziston një lidhje e lehtë mes rritjes së PBB-së (prodhimi i brendshëm bruto) dhe pasaportave që janë bërë më shumë ose më pak të fuqishme. Ndërkohë që Jemeni shkoi më poshtë në renditjen pas shpërthimit të një lufte shkatërruese civile dhe një rënie të PBB-së së saj, rritja e Kinës në PBB ishte e ndërlidhur me një renditje më të lartë në indeks.

Quartz, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. Sa mire Kina, nga vendi 75 qenka rritur me 44 vende, per te vendi 118…!!!!!
    Ore ju del hesapi ne matematike juve apo…???

    1. me cilin sy e pe ti, me atë me xham apo pa xham?
      Shikoje mirë tabelën dhe shkrimin, Kina ka qënë ne vend të 162 dhe tani është në vend të 118, pra është rritur me 44 vende, ka qënë në vendin e 75 të indeksit, tani është në vend të 5 për hapin e rritjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *