• |
ide | kryesore

Tiranë, alarm për shpërthim me granatë në ‘Kombinat’

Lajme, Të fundit



Këtë mëngjes të premteje një lagje e tërë e Tiranës është vënë nën terror.
Policia njofton se është informuar për një granatë e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Detaji që e bën akoma më serioze situatën është fakti se granata është e lidhur me një mekanizëm, i cili dyshohet se mund të jetë një denonator.

Ngjarja sapo ka ndodhur në zonën e Kombinatit. Granata është parë pranë një vazo lulesh në afërsi të një lokali. Forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje dhe pritet të niset ekzaminimi i situatës.

Informacion paraprak

Më datë 25.05.2018, rreth orës 08:15, jemi njoftuar se në Kombinat, anës një lulishteje në një vazo është gjendur një granatë.

Në vend kanë shkuar shërbimet dhe po kryejnë veprimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *