• |
ide | kryesore

Ushtari i Forcave të Armatosura në gjykatë: Doja të grabisja bankën, se nuk më del rroga!

Lajme, Të fundit



Olcion Muça, ushtari që tentoi të grabiste një bankë në qendër të Lushnjës u la në burg pa afat nga gjykata. Para trupit gjykues ai u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, por tregoi se kishte pasur nevojë për para dhe banka i kishte refuzuar kërkesën për overdraft.

I penduar, Muça tha se lekët e rrogës nuk i dilnin për të mbajtur familjen, ndërsa i kishin refuzuar kërkesën për banesë sociale.

“Jam penduar. Kam aplikuar për banesë sociale në Berat por nuk ma dhanë. Nuk kam para dhe nuk më del rroga, kam dy fëmijë” u shpreh ai në sallën e gjyqit. Olcion Muça punonte si ushtar profesionist në repartin e Forcave të Armatosura në Poshnje. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë binjakë.



2 Comments

  1. Ne fillim ai pohoi se ishte i pire tashme nuk i dalin te ardhurat per te jetuar.
    Po per te pire ku i gjente leket!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *