• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kievi, arenë dhune mes huliganëve rusë dhe anglezë

F1, Sport



Një pjesë e madhe e tifozëve të Liverpool dhe Real Madridit kanë mbërritur në Kiev. Por prag-ndeshja nuk është aspak e qetë. Një grup tifozësh rusë kanë sulmuar ata anglezë, në një restorant të kryeqytetit ukrainas. Nga pamjet e publikuara nga mediat online shihen tavolina dhe karrige që fluturojnë ku janë lënduar disa tifozë. 2 rusë dhe një tifoz i Liverpoolit kanë përfunduar në pranga.

Kjo situatë sjell në vëmendje edhe pragndeshjen Liverpool – Roma, ku u rrah brutalisht Sean Cox, tifozi i Liverpool, që ende është në spital me probleme cerebrale. Për këtë ngjarje janë arrestuar 2 tifozë italianë. Seanca ndaj tyre do të mbahet më 8 tetor.

https://www.youtube.com/watch?v=p_o51IVjaCs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *