• |
ide | kryesore

Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith pushtojnë tabloidet e New York

Paparazzi, Slider



Për herë të parë në historinë e futbollit, këngën zyrtare të kampionatit më të rëndësishëm të këtij sporti, do ta këndojë një shqiptare. Me siguri do të mbetet një bashkëpunim historik ky i Era Istrefit me Will Smith dhe Nicky Jam, të cilët do të këndojnë së bashku “Live It Up” në çeljen e Botëror 2018 ne Rusi. Për rreth një muaj, këngëtarja shqiptare do të dëgjohet në çdo cep të globit dhe kjo po që është arritje dhe sukses.

Era ka ndarë me njekësit e saj në instagram një foto në të cilën shihet reklama e këngës “Live It Up” me foton e tre protagonistëve, në monitorin gjigand të “Times Square”. Këtë monitor e zënë vetëm yjet më të rëndësishëm të botës, ndaj le të themi që Era ia doli. Tani më shumë se kurrën Era Istrefi e ka marrë rrugën drejt suksesit dhe padiskutim që pas kësaj nuk ka më kthim pas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *