• |
ide | kryesore

“Prokurori na kërkoi para”, akuza nga familjarët e dëshmitarit të burgosur

Lajme, Të fundit



Familjarët e një të arrestuari akuzojnë Prokurorin Artan Lulja se ju ka çuar sekserë për të liruar të ndaluarin.

Paditësi, Arian Çavo tregon se Mario Meshini u mbajt në burg nga prokurori në fjalë, ndërsa mes provave që tani janë në prokurorinë e Krimeve të Rënda ekziston një video që e shfajëson atë nga vrasja e Devi Kasmit.

Arian Çavo: Në zyrat e shtetit funksionojnë tentakula ose njerëz që në momente të caktuara të afrohen, të japin oferta. Besoj se zgjidhja gjendet më shpejt me anë të ofertës se sa me anë të punës zyrtare që duhet të bëjë një prokuror apo një nëpunës i kujdo zyre të këtij shteti. Edhe ne kemi pasur oferta të ndryshme, por duke ditur pafajësinë e djalit, nuk kam pse t’i ofroj askujt asgjë. Oferta ekonomike për lirimin e djalit”.

TCH: Në emër të kujt bëheshin këto oferta?

Arian Çavo: Një njeri e liron djalin, një njeri e arreston djalin. Prokurori është ai që e arreston, prokurori është ai që e liron.

TCH: Në këtë rast?

Arian Çavo: Në këtë rast flasim për zotin Lulaj.

Familjarët tregojnë se Mario Meshini u ndalua si dëshmitar dhe po mbahet në burg me rrethana ligjërisht të paqarta.

“Në dijeninë time, një telefonatë nga Lulaj i ka ardhur zonjës Ardiana Peraj. Të cilës i ka thënë: Mbaje edhe disa ditë se djal i ri është, sa të shohim pozicionin e tij. Në Gjykatën e Apelit është bërë një gjyq 3 minuta. Prokuror ishte një tjetër, nuk ishte Artan Lulaj. Një nga pyetjet që trupi gjykues i drejtohet prokurorit i thotë: Pse po e mbajmë këtë? Përgjigja e prokurorit ishte se nuk e dimë, kam vetëm një telefonatë nga prokurori tjetër, Artan Lulaj që ka thënë ‘mbaje mbaje se do të shohim disa letra’”.

Si argument se i arrestuari po mbahet pa prova në burg, Arian Cavo tregon një bisedë me oficerin e policisë gjyqësore, i cili ishte detyruar të vijonte me arrestimin pas deklaratës që kishte “dhënë një natë më parë ministri i Brendshëm.

“Edhe pasi kishte firmosur si person se ka dijeni se ka informacion për rrethanat e ngjarjes, detyrohet oficeri i policisë gjyqësore të thotë se është i detyruar ta ndalojë se ministri ka folur që e kemi ndaluar”.

Familjarët e Marios tregojnë se Prokuroria e Krimeve të Rënda prej një muaji ka në dorë një video që e shfajëson djalin.

“Edhe momenti i ekzekutimit është i monitoruar. Prokuroria e ka në dosjen e saj këtë moment ekzekutimi. Djali duket me një armë në ballë, me duart e ngritura dhe kokën e ulur”.

Kjo është akuza e dytë që bëhet ndaj prokurorit Artan Lulaj. Dy ditë më parë, ishin prindërit e një të riu të vrarë me thikë për një karikues, ata që e akuzuan se prokurori kishte hequr nga akuza bashkëpunëtorët e vrasjes së djalit të tyre.

Akuza u bë nga i ati, Pavllo Mihali.

Top Channel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *