• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës, si e pasqyruan tubimin mediat e huaja

Lajme, Të fundit



Protesta e  opozitës, ku u kërkua largimi i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, u pasqyrua edhe nga mediat e huaja.

Washington Post” shkruan se “Mijëra përkrahës të opozitës shqiptare zhvilluan një protestë anti-qeveritare të shtunën duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin ata akuzojnë për lidhje me krimin e organizuar.”

“Basha tha se “qindra mijëra” mbështetës ishin duke marrë pjesë në tubim. Policia nuk dha shifra. Disa protestues hodhën edhe muret rrethuese prej hekuri pranë Ministrisë së Brendshme dhe u përpoqën të thyenin në kordonin e policisë. Demokratët treguan një pamje të kryeredaktorit të gazetës së tyre Blendi Kasmi të plagosur nga policinë. Tubimi përfundoi në mënyrë paqësore pas rreth dy orësh”, shkruhet në gazetën e huaj.

Po ashtu edhe “Fox News” ka bërë publik një shkrim rreth protestës me titull, “Tubimi i opozitës në Shqipëri kërkon dorëheqjen e qeverisë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *