• |
ide | kryesore

Protesta për ‘kokën’ e Xhafës, opozita teston mbështetjen (FOTO)

Kryesore, Lajme



Opozita doli sot sërish në shesh për të protestuar kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, që ajo e cilëson të lidhur me krimin e drogën. Kjo ishte një tjetër provë për të testuar mbështetjen e kauzave të saj nga qytetarët. Nëse ndalemi në një prej pikave më të diskutuara, sa hërë zhvillohen protesta në vend, pikërisht numri i pjesëmarrësve, mund të thuhet me siguri se kjo nuk qe një nga protestat më të mira të opozitës. Nëse e krahason me protestën e shkurtit 2017, e cila më pas ‘prodhoi’ cadrën në bulevard, kjo e sotmja ishte dukshëm shumë larg. Të vetmin fjalim e mbajti kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai tha se ka vetëm një rrugë; largimi i Edi Ramës! 

“Përpjekja jonë nuk është luftë për pushtet, është betejë mes të mirës dhe të keqes, mes njerëzve që duan drejtësi dhe atyre që e kanë kapur drejtësinë. Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, rënia e shtetit të së drejtës, është shteti i kapur nga krimi e korrupsioni. Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë, ne dëshmojmë se ne nuk e pranojmë autokracinë, korrupsion e nuk mbyllim sytë para krimit dhe korrupsionit. Rilindja nuk degradoi rrugës, por ishte një projekt kriminal i një individi. Që ditën e parë ajo e grabiti vendit. Ka krijuar një sistem kriminal. Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie nga populli i bashkuar”, u shpreh Basha. 

Mes thirrjeve për bashkim rreth opozitës, Basha e mbylli fjalimin dhe orientoi turmën drejt Sheshit ‘Skënderbej’, ndonëse vetë bëri një lëvizje të cuditshme, duke ikur fillimisht drejt sheshit ‘Nënë Tereza’.

“Ne kemi nevojë që ne mund të bëjmë Shqipërinë. Sa herë që njerëzit bëhen bashkë, ia kanë dalë. Nëse bëhemi me qindramijëra, pushteti do të bëhet i njerëzve”, tha Basha. 

Turma ndërkohë nisi të krijonte incidentet e para, duke hedhur tymuese me ngjyrë drejt Kryeministrisë dhe tentoi të përplasej me policët, por gjendja u qetësua shpejt. Tensionet kulmuan te Ministria e Brendshme. Protestuesit bënin thirrje për dorëheqjen e Fatmir Xhafës, për të cilin kishte raportime kontradiktore. Disa thonin që ishte larguar nga zyra, por Ministria e Brendshme nuk e konfirmonte këtë lajm.

Më tej duke përdorur edhe mbrojtëset metalike të rrethimit te sheshi ku po bëhen punimet, turma tentoi te kalonte kordonin e policisë që mbronte Ministrinë e Brendshme. Aty u shënua edhe një incident; mbeti i plagosur lehtë kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi. PD thotë se ai u qëllua nga policia. Kur u duk se situata po agravohej, nga selia blu u njoftua që Lulzim Basha po shkonte të tërhiqte protestuesit.

Dhe kështu ndodhi. Basha u shfaqe befas para Ministrisë së Brendshme duke bërë me shenjë që protestuesit ta ndiqnin pas. Në selinë e PD-së ai mbajti një fjalë të shkurtër para tyre dhe e deklaroi të mbyllur protestën. Kishte mes protestuesve që ishin kundër vendimit të Bashës. Disa prej tyre debatuan me deputetët e tij, duke i akuzuar ata se i kishin sjellë kot në protestë për kaq pak gjë. Nuk vonoi më pas reagimi i kryeministrit Rama, i cili në mënyrë cinike falenderonte demokratët që sipas tij nuk iu bashkuan asaj që ai e quan ‘babaleprotestë’.

Praktikisht gjithcka përfundoi këtu dhe fati i audiopërgjimit ‘Xhafaj’ është në dorë të Prokurorisë, e cila e ka dërguar për ekspertim në Itali. Ndonëse duhet thënë që nuk priten surpriza. Nxitimi i Ramës për ta shpallur si fabrikim materialin, gjoja duke iu referuar ekspertimit të një agjencie të huaj, ka ndikim të madh në rezultatin e prokurorisë. 

© LAPSI.al 



33 Comments

  1. edhe opozita po ben shume gabime.
    psh kerkon koken e xhafajt a shefi i xhafajt eshte edi droga.
    pa ken une keshilltar i lulzim bashes,te pakten nje vite kurre sdo dine cilat pika te bdheshme duhet evituar,dhe cilat pika te hekurta duhet shkatrruar strukturat e ps-s tragjike.

    1. Duhet kuptuar nje gje dmth duhet ta kuptoj Basha qe populli eshte i lodhur nga protestat dhe skenaret e dhunes dhe sidomos nga ky njeri qe vrau 4veta ne bulevard

    2. Une e kuptoj sespse asnje nuk do ta kuptoje! Ne keto parti kemi! Gjendjen e tyre e njef c’do njeri me “dy pare mend ne koke”!Nga keta njerez do te dale pozita dhe opozita! Si rjedhim do te kemi per nje kohe te gjate qeverisje mafioze! Pervec se miqte amerikane dhe gjermane do te ndihmojne Shqiperine per te pastruar sistemet nga keta individe te korruptuar,vrasess dhe kriminele mafioze! Kjo nuk mund te ndodhe me nje ose dy zgjedhje! Duhet kohe! Duhet kohe sepse edhe te rinjte qe afrohen jane te prirur drejt parase se piste ,jane servile dhe kamikaze te udheheqesve te vjeter kriminele! Jane po aq te korruptuar sa vete Sali-Like-Basha-Mona dhe Co. Por perfundimisht populli e kuptoi se PD-LSi jane kunder integrimit ,nga frika e ndeshkimit, per krimet qe kane kryer! Protesta e PD-LSI u shua ngadale si nje trup i plakur qe dhe shpirt se nuk mundeshe me! Organet plaken dhe keto parti vdiqen! Por le te themi Patozi me Josin do te bejne parti te re. Po me ke? Edhe ata qe nuk jane me ne PD sot jane te korruptuar njelloj! Duhet kohe te dashur shqiptare duhet me shume kohe! Se pari te ndertojme shtetin ligjor! Good luck Albania! Buona Fortuna!

  2. se pari priblemi i shqiperis lidhet direkt nga 4 tershja.putin-erdogan-ps-serbi,dhe planifimimi i erdoganit per ri-kthim te osmaniznit ne ballkane,jo qe do mundet,por eshte kerjes e kremlinit per islano-osmano erdogano tdrrorizuar identitetin e kltura histori shqiptaro-evropiane,dhe ne fund treguar evropes e usa,se islanistet ekstremist te shqiperi e kosoves rrezikojn seriozishte te gjithe evropen dhe usa.
    Çka keni prova edhe me video qe erdogani furnizon me arme isis al kaeda al nusra ne siri
    Video.
    un journal turc publie les images livres par la armes aux djihadiste en syrie.
    nga gazeta franceze le monde.
    nese kame shkruar kerkimin e sakte te video-s ne gazeten le monde.
    ku erdogani me turqin furnizon isis-n ne siri,ket pytje ja kane ber edhe gazetaret e tv france 2 dhe e dijne e gjithe bota.
    a,bashibuzuku rama hane nje kazan me erdoganin.dhe joja e shqiperis ne unionin evropian.

  3. protesta duhet te jet me sloganin.
    Stop planification sekret de erdogan edi rama pour turco ismanisee l Europ,dhe kishit par rezultatin nga euro-usa……..
    2.stop privatizimit te republikes nga familja rama dhe ps me ideologji te sulltan syleimanit.

  4. O Lapsi pse nuk na jep pamjet e protestes ( ose fotografi) nga droni qe po i japin te gjitha stacionet televizive dhe ku duket se nuk jane me shume se 1000 njerez ?

    Proteste e deshtuar

    1. O, Shqiptare! Mos u genjeni e mos humbni love kot! Ne albanistan nuk ka opposite, ka vetem bastarde qe vjedhin Shqiperine dj shqiptaret. Bojkotojeni te gjithe klasen e ndyre politice. Nuk ka opposite,por ka bashkevjedhje.

    1. O idiot rilindas kaq tru ke sa të shprehësh kësi budalliqesh që vetëm komunistët në 90 i kanë thënë.
      Ju plehrat rilindase jeni më të këqij se komunistët e 90s.

  5. Urraaaa urraaaa urraaaa. Rama iku iku iku. Tani do jetojm ne liri. Tani do udheheqi populli me kryeminister BABALEN. Urra urra urra.

  6. Tani do të fillojnë zhabat të bëjnë kuak-kuak e të bëjnë lojën e kungulleshkave se ishin 1000 apo njëqind mijlë demostrues.
    Askujt nuk i bie ndërmend të komentojë burracakun Rama, që gjithmonë në raste protestash ikën larg kryeministrisë e fshihet jashtë Tiranës.
    Këtë pat bërë edhe në 21 janar, kur i nxiti militantët të vepronin me dhunë kundër kryeministrisë e vetë u fsheh mes turmës.
    Ndërkaq kryetari i opozitës që ai dhe lakejtë e tij e përgojojnë si “të mefshtë”, në të gjitha protestat e këtyre 5 viteve, ka qenë në krye të demostruesve e protestat kanë qenë model i organizimit paqesor.
    Rama që në mëmgjez kishte vajtur në Berat ku kishte mbledhur nja 50 vetë gjoja për të dëgjuar vrejtjet e tyre për qeverisjen.
    I pari që mori fjalën nga beratasit, ishtë një i pushuar nga puna vetëm për motive politike të cilit ai i premtoi se të hënën do të fillojë punën. Edhe ky tregues i një qeveritari burracak. Kur trembet nga protestat e fuqishme, kujtohet ti rivejë në punë njerëzit e pushuar padrejtësisht.

  7. Kesaj inuk i thone proteste qytetare ore mjerane,disa mijera vetei i tubon nje kryeplak fshati.Kjo e sotmja ishte deshmi e ndergjegjesimit te qytetareve ,madje me shume e vete demokrateve te cilet i bene me dije Bashes se me trukime ,inskenime e madshtrime nuk ka shanse te fitoje besimin e tyre.250.000 abstenuan nga zgjedhjet e vitit te kaluar,Besoni se po te ishin zgjedhjet neser PD nuk do kalonte 20%.SI mendoni ju se me kauzen “babale” mund te merret pushteti?!
    Shqiperise nuk i duhen lojera politike por nje opozite e besueshme dhe me alternative per te ngritur mireqenien dhe prespektiven e qytetareve.Kauzave dhe strategjive alla berishiane u ka dale boja kahere.PD-ja duhet sa me pare te ndrroje lidershipin dhe ti kthehet politikes reale moderne .Ajo duhet ta kete prioritet pastrimin reformimin brenda saje dhe pastaj te perballet ne zgjedhje me Ramen .

  8. Shkullask ,vertete po me dhimbsesh ore i shkrete,perserit te njejten foro disa here,po te gjithe e pane me sy se ne kete proteste nuk pati as 5000 protestues,pra sa mund te bashkoj edhe bashkiaku i Kamzes.E gjithe kauza dhe strategjia ishte fallco ashtu si vete audiopergjimi.Perpjekjet per te deshmuar masivitetin e kesaj protesta vetem ju ben qesharak ashtu si vete shkrimet dhe analizat tuaja.Kuptonje ore njehere se me Bashen e Berishen dhe “kauzat” dhe “strategjite” e tyre nuk rrexohet qeveria.

  9. Popullite i ka ardhe te hunda regjimi e privatizimi i shtetit prone private e familjes rama,xhafajt.balles dhe veteranit te komploteve anti shtetit,gramoz ruçit.
    edhe evropa ka humbe durimit me vdekjes e personave nga trafik droga e narko shtetit albania.
    sipas gazetave te evropes,vetem 2017 te,qeveria rama frafikoj 36 tone droge ne evrope.
    Rama bashar al asadi i shqiperis.
    Ramen dhe ps nuk i dojne askush,por e mbajne pushtetin me dhune,si bashar al asadi i siris.
    Rama e turqinizoj shqipwrin evropiane me projektet turke anti shquptare.
    Rama dirigjohet nga krimineli erdogan,por shef i erdoganit dhe edi rames eshte putini ruse.shikuar relacionet pitin etdogan anti amerikes e anti evropes
    ps e pjelli ruso-serbi anti partis demokratike.
    Ps te gjithe kane qen anti pavarsis se kosoves.ja u kujtoj fjimin e fatos nano ne parlament,dhe duartrokitjet e ilir metes per diskutimin e fatos nanos.
    Tv france 2 dhe gazetari qe i bene pytjet rexhep meidanit ne konferencen lisbon portugali,se nese pavarsohet kosova.meidani,do jet nje cunami e katastrof per ballkanin,dhe kategorik kinder pavarsis se kosoves.
    une,une jame deshmitat dhe kame degjuar ne tv lajmet e france 2,intevisten e shkurt ne oborrin ku u mbajte komferenca.
    ps murtaja e zeze per gjithe shqiptaret.
    nga zvicra.

  10. E verteta eshte qe protestues kishte por nuk ishte ashtu sic pritej. Nuk kishte masivitet. Eshte nga protestat e sforcuar e cila ka kosto te madhe per opoziten. Nuk eshte e naturshme. Po te qe e tille nuk ka nevoje per 10 dite pergatitje.m, as per te paguar njeri. Njerezit vershojne kur ka fryme dhe revolte reale. Nuk ka pse te vijne me autobuz. Nese Tirana eshte 700.000 banore, 10.000 njerez duhet ta dalin ne cdo kohe nese ka revolte dhe zemerim. Per armet kimike si mass njerezish ishin me pak, per vendosmeria e tyre per te qendruar e zbythi kete legen kryeminister. Opozita nuk po krijon fryme dhe kjo eshte shqetsuese dhe ka shume arsye. Te dy lideret nuk kane integritet dhe nuk japin besueshmeri. Kane qene pjese aktive e kesaj klase politike, ndaj.

    1. jo ore shok.tirana 700 000 mi banore,eshte me teper se qesharake.
      e dijni ju çka d.thote 700 ni banore per nje qytet.as rrugen nuk i kishin zane.por tirama banore te perhershum.mund ti kete,150-200 mi,max.
      dhe mos llogaritni emigracionin vetem qe kane ish adresa ne tiran e shqiperi.
      ju tregoni,sa qindra mijra banore kane braktisur shqiperin ne ikje ne azile.
      tani shqiperia dhe kosova kane ngelur me nje minimum banore.
      kosova ka mbi 1000 000 milion banore ne emigrim.disa thojn 1 milion e 100 mi.a ne regjistrim kane dal 1 milion e 600 mi.vdekje te shumta dhe natalite gati zero.
      para 25-30 vite nga 7-8 femij.tani 1 apo 2.
      pra edhe i mungon popullata te protestoj pd-s.

  11. Nese protesta e sotme do kishte force, tani njerezit duhet te ishin akoma ne shesh. Sot , neser deri sa kryem te jape doreheqjen. Nese vijne me pagese, bejne nje qoke ne kryeqytet, hane 2 byrek eshte si puna asaj”me ka cu nena me la gojen” . Njerezit jane te lodhur. Keta qe jane, rrine ne pushtet si e keqja me e vogel. Qeverisje me te qelbur dhe me pa morale nuk ka per ta patur. Por dhe qe te dalesh me proteste, te ike ky felliqesira gjate, e te vij klevis balliu, salianji, alibeaj, grida, ed paloka me duket shume niveli dobet dhe asgje premtuese. Ndaj opozita duhet te shikoj dhe nga vetja, te bej nje analize, te zgjedh njerez te zote nga shoqeria civile, te distancohet nga LSI dhe me mire do jete.

  12. Partia Demokratike ka akoma shprese, por i duhet te shkunde lakun ne fyt qe ja ka vene Sali Berisha. Pa shpresa e Partise Demokratike zgjatet aq shume sa te jene ne drejtimin e saj Sali Berisha me Lulin. Momentin e pare qe kjo parti te shpetoje nga ky lak qe ka ne qafe do kete dyndje antaresije dhe votash. PDista, mos ju qani Edi Rames, ai po ben te gjitha qe ju te fitoni pushtet prape, qajuni Lulit me Saliun se ata jane qe po ju mbajne elektoratin larg. Mbajne ere qelb me kilometra larg andaj nuk ju afrohet kush. Beni ca cojones dhe nxirrini me shtjelma jashte dhe pastaj do shikoni çfare mbeshtetje do keni me popull. Atehere do i vijne rrotull bota Edit; asnje sekond perpara.

  13. Jane cuar punonjesit e administrates te shajne protesten, pas thirrjes qe i beri km per te mos dale ne proteste. O qorra po per 50 000 leke a me pak rroge nuk ja vlen te sakrifikoni te ardhmen tuaj dhe te femijeve tuaj. Hapni syte dhe shikoni ku ju ka katandisur ky vulehumbur kryeminister. Ju punonjes te administrates e dini mire ke keni shefa dhe eprora, njerezit me arrogante dhe te paafte qe ka patur ndonjehere Shqiperia. Per te mos folur me pas, qe e vetmja e ardhur per fshataret e shkrete eshte te mbjellin kanabis. Dicka qe do kthehet si boomerang, se neser do perdoret nga femijet tuaj dhe pastaj mjere ne per cfare shoqerie do krijojme. Te shporret kjo qeveri dhe te drejtohet ky vend nga njerez te ndershem dhe puntore, te cilet nuk mungojne as nga socialistet dhe as nga demokratet.

  14. Ky pushteti i Rames ketu ka detyruar njerezit per protesta nga me te habitshmet per c’do vend tjeter normal.
    Proteste per te larguar te larguar nga parlamenti deputete me precedente penale (unikal ky parlament ne bote)!
    Proteste per te mos pranuar demontim armesh kimike siriane ketu ne Shqiperi!
    Proteste per te larguar nga detyra e ministrit te brendeshem nje cope bajge nga kepuca e Habilajve!
    Proteste per te larguar nga detyra nje minister te brendeshem me vella te denuar per trafik droge!
    Vetem ne ate qe e quajne “Shqiperia qe duam” mund te protestohet per keto sa thashe. Ne vende tjera qeveria iken me vetem njeren nga keto protesta (ne se shkon kokfortesia e saj der ne detyrimin per proteste te njerezve).

  15. po te shikosh protesten ne france i krahut te majte ndaj macron ishin me pak si numur.
    ne jemi popull idiot,dele qe kerkojme protesta si ajo e 21 janarit ose me njerez shume.

    1. @geron protesta te udhehequra nga partite ne parlament nuk para ka zoteri. Do te thuash ti pse nuk proteston populli, jane dele etj. Jo mor jo, nuk jane fare dele por nuk protestojne sepss nuk shohin ndonje shprese me te mire dikund tjeter – viz a viz, opozita.
      Pse kerkohen shume njerez thua ti. Shume thjesht, sepse jo me larg se dy dite perpara, vetem dy dite perpara Luli i PDsa na tha qe kjo qeveri merr fund te shtunen. Prandaj.

  16. A ju qifte babalja sumen ju or komentusa militante te djathte dhe te majte . Rama,basha ,sala,likja ,titi ,etj etj tallin @@rin kurse ju ziheni si bushtra me njeri tjetrin . Mjere Shqiperia per ju or legena.

    1. Bravo o i paemer. Lum Shqiperia per gjallesa si ti as te majte, as te djathte, por vetem kopile e kopilica anonim.

  17. Degjova se sdhe Josi ka kerkuar ne gjykate pagat e mbajtura kur e rrahen Strazimirin! Po po jepu o Rama byth pamuku edhe Josit, “zonjes se hekurt” se PD Saliut dhe Shqiperise super te djathtes spiune te sigurimit pagat njelloj si me Fullanin dhe nje dite me Bashen dhe Saliun,Mediun,Boden,Pollon e me rradhe! Nuk besoj qe ne zgjedhjet e ardhshme shqiptaret do te votojne per ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *