Summit Entertainment” shpërndau posterin e versionit të ri të Robin Hood, me protagonistë Taron Egerton dhe Jamie Foxx, i cili do të debutojë në kinematë amerikane më 21 nëntor. Egerton do të jetë heroi ikonik ndërsa Foxx do të ketë rolin e Little John. Kasti i aktorëve kompletohet nga Jamie Dornan në rolin e Will Scarlet, Eve Hewson është Marion, Tim Minchin i është besuar roli i Atit Ruck dhe Paul Anderson është Guy of Gisborne.