• |
ide | kryesore

Basha u përgjigjet kritikave: Pse tërhoqa turmën nga Ministria e Brendshme

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së Lulzim Basha u ka dhënë një përgjigje kritikëve që kërkonin që protesta e së shtunës të kalonte në dhunë.

Me një postim në Facebook, Basha shkruan se “Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn i rrëzon e vërteta dhe jo dhuna. Dhuna nuk është zgjidhja, e vërteta është zgjidhja”.

“Qëndrimi ynë është i pandryshuar dhe i pakompromis: Fatmir Xhafaj duhet të largohet dhe do të largohet. Për sa kohë ai është ministër, nuk do të ketë hetim dhe drejtësi të vërtetë për të dhe për të vëllain dhe nuk do të ketë luftë të vërtetë kundër krimit dhe drogës” – shkruan Basha.

“Atyre që bëjnë thirrje për dhunë dua t’u përgjigjem direkt: Partia Demokratike lindi dhe është forcë europiane. Ajo është parti e njerëzve që besojnë tek liria, demokracia dhe vlerat europiane. Fuqia e saj janë njerëzit dhe vullneti i lirë i tyre dhe jo dhuna. Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn i rrëzon e vërteta dhe jo dhuna. Dhuna nuk është zgjidhja, e vërteta është zgjidhja” – thotë kreu i PD-së. ©LAPSI.al

(Me poshtë postimi i plotë i Bashës!)



5 Comments

  1. Më duket se problemi nuk është Xhafa, por edvini. Po nqs do të vijë taulant balla në vend të Xhafës a më mirë do të jetë?

  2. Sigurisht qe PD-ja ashtu ka qene or lulush, por prej kohesh ti e ke kthy si parti cadre dhe biznes familjar. Pastaj ne fund i fut edhe nje pazar me ramen dhe i thu demokrateve te vertete hani ju se ju bo mire. Ti je ai qe duhet te largohesh nga partia

    1. E vertet kur dikush UA kalon ne zhvatje nevojitet protesta e popullit( delle)per frenim e kjo vlen per te gjithe politikanet ( barinj me autobot mjelin del et ( popullin)

  3. Nese e mban veten per pronar te se vertetes, atehere perveç mungeses se strategjise paske edhe nje problem tjeter!

  4. Llapni per te mbuluar miliardat e vjedhur NGA pasuria eketij populli e momenti kur dikush UA kalon e ngrini ne proteste mete popull dele qe NGA tymi i hashashit nuk e shikon se kush eshte bariu me autobot qe po i vjedh qumeshtin (,nese ka mbetur akoma )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *