• |
ide | kryesore

Eminem dhe Nicky Minaj,në lidhje së bashku

Paparazzi, Slider



Ka mjaftuar një pyetje e thjeshtë në Twitter për të mësuar lajmin e ditës nga dy reperat më të njohur të momentit, Nicki Minaj dhe Eminem pak ditë më parë.

“Je në një lidhje me Eminemin”, – ishte pyetja e një fanseje për reperen, e cila i është përgjigjur duke pohuar.

Por edhe pse kjo mbeti fillimisht në vazhdën e spekulimeve,  me publikimin e këngës më të re, në bashkëpunim me Big Bang, 2Chainz dhe Big Sean, Nicki na shuan të gjitha dyshimet.

Në disa rreshta të këngës, Nicki pranon se Eminem “i është rikthyer vajzës me ngjyrë”. “Uh oh/Back again/Back to back Maybach, stack the M’s/Told em’ I met Slim Shady, bag the M/Once he go black, he’ll be back again”, – thotë në këngë reperja.

Nga ana tjetër, Eminem është treguar më i heshtur dhe nuk është prononcuar, qoftë edhe në rrjetet sociale për marrëdhënien e re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *