• |
ide | kryesore

Italia në kaos, Conte refuzon të formojë qeverinë

Lajme, Të fundit



Giuseppe Conte, kryeministri i mandatuar të formonte qeverinë e re italiane ka hequr dorë nga kjo detyrë. Në një deklaratë të shkurtër ai tha para gazetarëve se i kishte komunikuar presidentit të vendit Sergio Mattarella vendimin tij.

“Siç edhe e kisha lajmëruar edhe më parë, kam hequr dorë nga formimi i qeverisë së re italiane. Falenderoj Presidentin e Republikës dhe krerët e dy partive politike (Lëvizja 5 yjet dhe Lega Nord) që zgjodhën emrin tim” – tha Conte duke shtuar: “ Ju siguroj se dhashë maksimumin tim për ta përmbushur me sukses këtë detyrë që dy partitë më ngarkuan”.

Mbrëmjen e së dielës është zhvilluar edhe një takim në presidencë mes kreut të shtetit, Matarrella dhe liderit të “Lëvizjes 5 yjet”, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini të Lega Nord. Shkak për bllokimin e qeverisë së re u bë vetoja e vënë nga Presidenti i vendit për të emëruar si ministër të Ekonomisë dikë tjetër në vend të Paolo Savona. Ky i fundit njihet si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Bashkimit Europian dhe ka lobuar që Italia të dalë nga euro.

Presidenti ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike. Nuk përjashtohet edhe dërgimi i vendit në zgjedhje të parakohshme. Drejtues të “Lëvizja 5 yjet” thonë se tashmë çdo gjë është e kotë dhe se vendi duhet të shkojë edhe një herë në zgjedhje. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Fakti që Conte i përzgjedhur nga Lëvizja 5 yjet si kryeministër, që është komentuar si “mik” i Renzit, ishte një tregues se ky koalicion qeverisës ishte një artific politik me pamjen e një qeverie teknike. Dy liderët e dy partive fituese, Di Maio e Salvini e përjashtuan veten nga zgjedhja e ranë dakord me zgjedhjen e një “profesori” të majtë të modelit Romano Prodi, duket se ka krijuar një reaksion të madh në elektoratin e dy partive.
    Votat e këtyre dy partive fituese u fituan si pasojë e qëndrimit të referendumit popullor kundër reformave etatiste të Renzit. Renzi pat tentuar që të dobësonte parlamentin e të fuqizonte qeverinë, një tendencë e njohur kjo e së majtës ekstreme që të kujton të ashtuquajturën “diktaturë të proletariatit” që e shohim të realizuar nga “miku” i tij shqiptar, piktori Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *