• |
ide | kryesore

Të dyshuarit për grabitjen e Prokurorisë në ‘arrest me burg’, mohojnë pëfshirjen

Lajme, Të fundit



Tre të ndaluarit si të dyshuar për grabitjen e zyrave të Prokurorisë së Durrësit janë njohur këtë të diel me masës e sigurisë “arrest me burg”, por ata mohojnë të kenë lidhje me ngjarjen.

Të ndaluarit janë Artur Isa, nga Sukthi i ri, i dënuar në vitin 1997 për vjedhje me dhunë; Besnik Bushi, banues në Durrës; si dhe roja e ndërtesës së Prokuriorisë, Nais Lena.

Ata mendohet të jenë autorë të incidentit, kur zyra e një prokurori dhe të një oficeri të Policisë Gjyqësore u hapën dhe prej andej u morën dosje hetimore. Grabitësit hapën dhe dëmtuan edhe serverat e kamerave të sigurisë, e rezultoi se kishin pasur edhe një bashkëpunëtor.

Sipas prokurorëve të çështjes, rezulton se në 6:30 janë dëmtuar kamerat e sigurisë, dhe është hapur dera e serverit.

“Janë gjetur 13 gjurmë kapilare, që i përkasin Artur Isës dhe Besnik Bushit” – argumentojnë prokurorët.

Por, mbrojtja e Artur Isës, edhe pse e vlerësoi të ligjshëm ndalimin dhe kërkoi masë sigurie “burg me afat 60 ditor”, kërkoi të gjendet provë tjetër që mbështet dyshimin e ngritur ndaj tij.

Artur Isa mohon të ketë shkuar ndonjëherë në jetën e tij në godinën e Prokurorisë, ndërsa nuk e di sesi ka përfunduar gjurma e tij në zyrën e prokurorit Shehu. Madje, ai pretendon se nuk ka asnjë njohje, qoftë dhe të largët, me të dyshuarin tjetër. Ai pretendon se ka qenë në banesë me nënën dhe fëmijët e tij.

Edhe Besnik Bushi mohon praninë e tij në vendngjarje atë natë. Ai thotë se ka qenë duke peshkuar me vëllain dhe një shok natën e ngjarjes. Në Prokurori raporton ka qenë vetëm para 7 vitesh, kur ka bërë instalime elektrike në këtë godinë, dhe në vitin 2014, kur është dënuar me kusht për vjedhje të energjisë elektrike. Edhe ai, përmes avokatit deklaroi se nuk ka asnjë njohje me të ndaluarin tjetër dhe kërkoi lehtësim të masës së sigurimit personal.

Ndërkohë, ndaj Nias Lenës, shtetas i padënuar më parë, i sëmurë dhe kryefamiljar, nuk ka asnjë indicie. Avokati kërkoi detyrim paraqitje për rojen e sigurisë.

Sipas policisë, dy të akuzuarit si organizatorë dhe autorë të vjedhjes dyshohet se janë të njëjtët që organizuan edhe grabitjen e korrierit të Prokurorisë së Durrësit në datën 8 maj dhe se ndaj tyre ka disa pamje filmike si dhe dëshmia e korrierit që ka përshkruar personat që e grabitën.

Flet prokurori i Durrësit, tregon çfarë është grabitur në zyrën e tij 

Grabitja e Prokurorisë Durrës, zbulohen detaje të tjera nga ngjarja: Hajdutët kishin çelësin dhe një objektiv të qartë! 

Denoncimi/ Në prokurorinë e Durrësit u grabit dosja e 613 kg kokainë 



3 Comments

  1. Keta te “mbaruar” kujtoni se kane bera kete grabitje???? Ata s’ dine te lidhin dy fjale dhe jo te marrin vesh nga serverat e kompjuterat!!!! Jane te tjere ata per keto pune. Jane hajdute, kriminele , te pashem qe gjithe diten gjezdisin te veshur me kostume firmato dhe jane punonjes te zyrave te ketij shteti hajdut. JO KETA FATKEQE!!!

    1. E ke gabim, kto jane kriminale shume te rrezikshem 🙂
      Jane rofesionista te vertete.
      Po si xhnanen o shk*rdhat prokuror kto paskan ditur qe te marrin DVR e Kamerave te sigurise por nuk ditkan me vesh nje pal doreza.
      Me informacionin qe kam une ne pergjithsi ndodh e kunderta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *