• |
ide | kryesore

(VIDEO) Autobusi i Unazës përplas 50-vjeçarin në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele tek Rruga “Bardhyl” në kryeqytet. Autobusi i Unazës, ka përplasur një kalimtar. Dëshmitarët nga vendngjarja kanë treguar për tvklan.al, se i plagosuri është një burrë me inicialet K.G, rreth të 50-ave.

Raportohet se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë një plagë në kokë. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

https://www.youtube.com/watch?v=cDzcHnaK-Gg&feature=player_embedded



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *