• |
ide | kryesore

VIDEO/ TV gjerman nxjerr pamjet: Çfarë i bëri Ramos portierit të Liverpool 2 minuta para golit

Sport



Një televizion gjerman ka publikuar një video nga finalja e Champions League, mes Liverpool dhe Real Madrid. Protagonistë të saj janë mbrojtësi i madrilenëve, Sergio Ramos dhe portieri i britanikëve, Loris Karius.

Incidenti ka ndodhur në minutën e 47-të të pjesës së dytë dhe mund të ketë ndikuar në gabimin e parë të portierit. Pas nj ndërhyrjeje në zonë Ramos e ka goditur me krah portierin në një mënyrë që duket e qëllimshme.

Portieri u ankua te arbitri, por ai nuk mori ndonjë masë. Dy minuta pas këtij incidenti, Karius bëri atë gabim në lëshimin e topit që i dha mundësi Benzema të shënonte golin e parë për Real. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=cjehh556Rj8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *