• |
ide | kryesore

Anët pozitive dhe komplekset që shfaqi protesta e opozitës

1, Ide



E para gjë që duhet thënë për protestën e 26 majit të opozitës është se ajo ishte e drejtë, pasi në çdo vend që pretendon të bëhet pjesë e familjes së vendeve demokratike, ku sundon shteti i së drejtës dhe jo i personave, jo vetëm që ministri i Brendshëm do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen, për t’i hapur hetimeve rrugë të lirë, por me kohë do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen edhe Kryeministri.

Së dyti, protesta ishte pozitive për të gjithë sepse, në kushtet ku ndodhet vendi, mungesa e çdo proteste do të kishte pasoja edhe më të rënda. Ajo tregoi se opozita, edhe pse e anatemuar nga një pjesë, e nënvleftësuar nga të tjerë apo e përqeshur nga Edi Rama, është në gjendje të bëjë bashkë goxha njerëz që reagojnë. Dhe kjo është e rëndësishme për sot dhe për nesër. Le të imagjinojmë se çfarë do të ishin në gjendje të bënin njerëz si Edi Rama me shokë sikur të mos kishte fare opozitë dhe protesta të tilla.

Së treti, ajo ishte pozitive pasi, sidokudo, ka arritur të sensibilizojë edhe botën për atë që po ndodh në Shqipëri.

Së katërti, ajo arriti edhe një herë të tregojë se çfarë maxhorance kemi. Fjalët e Edi Ramës se protesta ishte një “punë e pabesë”, “antishqiptare” tregojnë se Kryeministri i kësaj maxhorance po përdor, në mënyrë gjithnjë e më të palejueshme, metodat komuniste. Sigurisht, konteksti është krejt tjetër, mungon neni i agjitacionit dhe propagandës dhe burgjet politike, mungojnë ligjet kushtetuese që përcaktonin partinë e vetme si drejtuese të të gjithë institucioneve, mungon parulla famëkeqe “me gjak e kemi marrë, me gjak do ta lemë (pushtetin)” por “forma mentis” e Kryeministrit dhe ndjekësve të tij është po ajo. Sjellja ndaj rastit “Xhafaj” ku Prokurorisë gati sa nuk iu dha hapur urdhri për rezultatin e hetimit, që duhet të nxjerrë, si dhe shurdhëria ndaj çdo kritike dhe proteste, janë shenja se Edi Rama me shokë po veprojnë në atë rrugë që i çoi komunistët nga krimi në krim.

* * *

Thënë këto, nuk mund të mos vihen në dukje edhe kufizimet e protestës së opozitës.

Duke pasur parasysh gjendjen e rëndë të vendit, që kërkon medoemos një ndryshim rrënjësor, do të ishte dashur që opozita të arrinte të mblidhte në shesh një numër shumë më të madh njerëzish. Do të ishte dashur që thirrjes së saj t’i përgjigjeshin jo vetëm militantët, por edhe masa e madhe e njerëzve të grabitur, të fyer e të poshtëruar nga babëzia korruptive e kësaj qeverie, nga bashkëpunimi pa precedent i saj me krimin, nga arroganca dhe paturpësia me të cilën i mohon Kryeministri dhe ndjekësit e tij krimet që, tashmë, janë bërë evidente për këdo.

Shkaqet se pse kjo masë e madhe nuk ngrihet, s’kanë të bëjnë vetëm me dobësitë e opozitës, por, pa dyshim, këto dobësi kanë pjesën e tyre kryesore. Ndër to, të lidhura zinxhir me njëra-tjetrën, do të përmendja:

Së pari, se diskurset politike të opozitës, që krijojnë edhe klimën e protestës, ndalen deri te denoncimet dhe, ç’është më problematike, se edhe këto denoncime ndalen më së shumti deri tek aktorët e politikës e nuk thellohen te sistemi (ekonomik, mediatik, i drejtësisë etj.), që na ka çuar te kapja e shtetit nga krimi i organizuar.

Së dyti, se këto denoncime i bëjnë po të njëjtët njerëz që kanë pasur mundësi ta luftojnë këtë sistem, madje, edhe aktivitetin e protagonistëve që përmendin sot me emra (si p.sh. vëllai i ministrit të Brendshëm), por nuk kanë bërë asgjë. Përkundrazi, perceptimi i njerëzve është se kanë punuar për këtë sistem, duke qenë përgjegjës edhe për kalimin e tij në shkallën më kriminale që po përjetojmë sot.

Së treti, në diskurset e opozitës, por edhe në qeverisjen e njerëzve të saj atje ku kanë pushtetin, mungon paraqitja e një alternative ndaj sistemit kriminal të ngritur, e tillë që të ngjallë shpresë dhe besim te njerëzit.

Shkurt, qasja e opozitës ndaj së keqes që denoncon, është trajtimi i saj si diçka që është produkt i të këqijve që janë në krahun tjetër të politikës. Premtimi që u bën ajo njerëzve, është largimi i këtyre të këqijve dhe zëvendësimi i tyre me njerëzit e opozitës. Shumicën e shqiptarëve të demoralizuar kjo nuk i bind jo vetëm pse i kanë parë tashmë këta njerëz se si janë sjellë kur kanë qenë në pushtet, por edhe sepse tashmë ata e dinë shumë më mirë se më parë se e keqja nuk qëndron vetëm te “kati” i pushtetit politik, që denoncon sot opozita, por edhe në katet dhe themelet ekonomike, mediatike e kriminale që ajo nuk i prek siç duhet.

Ngulmimi i opozitës për të mbetur vetëm te kati i politikës, që justifikohet sot, edhe me idenë se nuk është koha për të nxjerrë përgjegjësitë e së keqes, por për të larguar sa më parë këtë Kryeministër që po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm e më i çmendur, e mban atë të izoluar nga një pjesë e madhe e shqiptarëve të demoralizuar. Ky ngulmim shfaqet jo rrallë edhe me dorashkën që u hedhin njerëz të opozitës atyre që qëndrojnë mënjanë, duke u thënë: nëse nuk bashkoheni me ne në protestë, atëherë s’keni të drejtë as të ankoheni. Problemi i problemeve të këtij qëndrimi është se, edhe sikur opozita t’ia arrijë ta heqë qafe këtë Kryeministër, që vërtet meriton të hiqet sa më parë, pak gjë do të ndryshonte në vend, sepse çmenduria dhe kriminaliteti i këtij Kryeministri është shprehje e çmendurisë dhe kriminalitetit të sistemit që e ka ngritur e mban në majë të tij.

Një kufizim tjetër i opozitës është edhe kompleksi i saj ndaj ndërkombëtarëve. Ajo e ka më shumë problem t’u tregojë atyre se nuk është e dhunshme, se sillet mirë, sesa të marrë përsipër nxjerrjen e shqiptarëve nga balta. Por shembulli i protestës së Kukësit – që jo rastësisht nuk ishte e organizuar nga opozita, – tregoi se një qeveri e tillë dhe një Kryeministër i tillë, të tallin e përqeshin po nuk u tregove se je në gjendje t’i përgjigjesh dhunës strukturore që ata ushtrojnë (me vendimmarrjet e tyre arrogante dhe korruptive, me keqpërdorimin e Policisë dhe Prokurorisë, dhunën verbale të rilindësve etj.), me mjete dhe forma që t’i bëjnë të ndjejnë frikë.

Ky kufizim, si dhe kufizimet e përmendura më sipër kanë bërë që opozita të shihet nga jo pak njerëz, sikur tek e fundit është në të njëjtën anë të barrikadës me maxhorancën, duke kujtuar vazhdimisht jo vetëm lidhjet e saj në pushtet me të njëjtët aktorë ekonomikë, mediatikë që përbëjnë sot mbështetësit dhe klientelën e Ramës, por edhe protestat kundër sjelljeve të armëve kimike nga Siria apo kur, pas çadrës, Basha bëri marrëveshjen e famshme me Ramën. Ky perceptim vlen jo vetëm për PD-në, por edhe për LSI-në ku kryetari i saj historik Meta, sot President i Republikës i zgjedhur nga maxhoranca, duket sikur të jetë në muaj mjalti me Ramën, ndërkohë që e shoqja, në krye të partisë së tij, e kërkon këtë në turrën e druve.

Dyshimi se nesër mund të ulen të gjithë rrotull tepsisë së bashku me Ramën apo pa Ramën, nën bekimin e ndërkombëtarëve që gjithherë kanë mbështetur interesat e tyre dhe stabilitetin mbi demokracinë në këtë vend, mbetet shumë i madh ndër njerëzish. Ky dyshim është si ai uji që ka lagur e lag një turrë drush, duke mos e lënë atë të ndizet për të na ngrohur.

Këto janë disa refleksione – sigurisht jo shteruese – që më lindën duke ndjekur protestën e opozitës. Gjykoj se në thelb të tyre ato ngrenë çështjen, se ç’duhet të bëjë kjo opozitë, kaq e rëndësishme për momentin që po kalojmë, që të mund të nxjerrë veten dhe vendin nga balta ku po e zhyt përditë “qeverisja e krimit”.

Panorama



28 Comments

  1. Asnje analist ,madiatiks dhe politikan nuk eshte i besueshem nese nuk perdor parimet e gazetarise te vena ne jete nga babalja . Post truthi i tipit babalenews do sjelle shume perparim dhe zhvillim ne letrat shqipe .

    1. O nasi ere po për çfarë të dha zemër ere lal?
      Ky thotë se vërtet edvini e ka bërë krimin kryefjalë të qeverisjes por , opozita akoma nuk diskuton probleme ekonomike e bla bla bla.
      Pra rini se jeni mirë me socialistët e rilindur edhe për nja 50 vjetë.

  2. Kufizimi me i madhi i opozites, ndoshta kufizim i pakapercyeshem, eshte jo reformimi i saj. Njerezit qe drejtojns PDne nuk frymezojne as militantet e PDse lëre pastaj te tjeret. Duhet drejtim i ri dhe me duart larg nga Berisha qe PDja te jap prape shprese.

  3. O Tos djall me brire! Saliu dhe Luli kane vrare! I kane duart me gjak te pafajshem! Dikush tha qe i vrane vete protestuesit! Faji eshte qe na udheheq UDB dhe Saliu! Tosin e kane paguar me para gjaku! E nxoren Saimirin Tosi dhe Bushati! C’do te thote tani edhe Armando?! Kellira!

    1. Ti idioti që stë kupton kush përveç urrejtjes që ke për të djathtën.
      Këlysh komunist, rilindas.

    2. kend kan vrar saliu dhe luli llojin rosh,dosh ,frrok,ndok qe quan me 21 janar per te marr kryeministrin e bllokun e metes e ne vend te bllokut e i thithen metes ngjalen dy metra.BASTARD E KOKPALAR i tha dhjerjes se stalinit rama por lloji yt e i rames e ben president.

  4. Respekte z Lubonja!

    Por shiko si e lavderojne rilindasit ne faqen e fb ” Skenderbeun tone”. Thua se populli ka arritur nje mireqenie te jashtezakonshme, dhe se kjo qeveri ska asnje vendimarrje korruptive apo te lidhur me krimin. Ketyre sja mbush dot mendjen njeri (per fat te keq as ti) dhe fatkeqsisht jane shumica .Populli yne eshte mesuar me propagande dhe me fasada. E vetmja rruge eshte te largohesh nga ky vend, me vjen keq ta them, por Shqiperia ska per tu bere ndonjehere.

      1. Ti qenke i njëjti idiot si më lartë, dukeni se keni një model argumenti, 21 janarin, gërdecin dhe tani babalen.

        1. Or palle qe komandohesh nga ish komunistet ,babalja eshte modeli I gazetarit dhe investigatorit qe prej 20 ditesh po na reklamohet si I tille nga shqupi dhe mediat qe I lepijne bythen shqupsave.

    1. Po edhe lubonja propogandë të majtë bën edhe në këtë shkrim si gjithmonë, dhe të majtët për propogandë janë si shprehja të çojnë tek burimi e nuk të japin ujë.
      Ja si u kënaqën ata që e lexuan, ndërsa idiotët që lexuan vetëm titullin(rilindasit) e shajnë lubonjën se janë të trashë për të kuptuar se ai është ideeologu i tyre.

  5. Koncepti i protesters nee vendin e katunareve dhe koncepti i protestes nee boten e emancipuar.Ne vitin 2009 kam vizituar Prefecture de Police ne Paris.Gjate spjegimeve qe na dhane aty,mes te tjerash u that qe ne Paris ka 3500 protesta ne vit.Parisi eshte vendlindja dhe atdheut i protestat ne.bote,Po prape mu duken shume.Si ja delni ?- e pyeta kapitenin,i thone gati dhjete ne dite.- Zoteri,- me tha,ne Paris dhe nje qytetar i vetem me nje banderole ne rruge vleresimi si protesters.Kishte te drejte.Krahasoni koncepti shqiptar me koncepti parizien per protesten.Ne fakt edhe nee nee Kukes kemi koncepti parizien per proteston.

  6. Shkrim i qarte dhe i sakte. Ka shprese! Na mungojne shume gjera por kemi dhe shume gjera qe nuk po i shfrytezojme!

  7. Shoh në këtë “refleksion” të Lubonjës, se një pjese relativisht të vogël zenë kritikat për qeverinë e pjesa më e madhe e shkrimit meret me “komplekset” e opozitës.
    Nëse pranon faktin se kryeministri Rama, po risjell në politikën shqiptare metodat e diktaturës enveriste, edhe duke injoruar fare shpërthimin skandaloz të kriminalizimit të shtetit e kultivimit e trafikut të drogës, i ke thënë të gjitha për këtë qeveri.
    Më shumë se për “komplekse” të opozitës në Shqipëri, dëmet më të medha ja kanë sjellë opozitës e opinionit publik, “komplekset” paragjykuese të analistëve si Lubonja.
    E kam parë zotërinë që në një debat televiziv, duke përfituar nga mirsjellja e edukata qytetare e liderit të opozitës, z. Basha, ta ofendojë ate me fjalën “bandit” e pas kësaj të zgërdhihet me kënaqësi për “trimërinë” e tij.
    E sulmon në largësi liderin e Rilindjes duke e kërdisur ate me sharje e epitete, por nuk e kemi parë ndonjëherë që të bëhet “trim” si me Bashën e t’ja përplasë në sy Ramës sharjet publikisht.
    Ky është një tregues i një kompleksi prej frikacaku e inferiori ndaj njerëzve të dhunshëm e “trimi superior” ndaj njerëzve të qytetëruar.
    Nëse tek Rama janë fare të dukëshme tendencat diktatoriale banditeske jo vetëm në retorikë por edhe në veprime, si mund të bësh barazimin e Bashës me te si “bandit” ?
    Na flet Lubonja me “shqetësim” se pjesmarja e qytetarëve në protesta ështe e vogël sepse njerëzit nuk kanë besim tek opozita.
    Por a nuk je ti more zotëri me gazetarë e analistë të tjerë majtistë me bindje të deklaruara, që kë berë gjithshka që qytetarët të humbasin besimin tek opozita antikomunisto-socialiste duke i quajtur njëlloj banditë si bamditët e faktuar të mafies së drogës ?
    Njëlloj si Taulant Balla, edhe ti o z.Lubonja përsërit që prej 10 vitesh se Berisha “ka vrarë 26 njerëz” në Gërdec, kur tashmë është hetuar e faktuar se Gërdeci ishte një aksident tragjik si shumë të tilla që ndodhin në gjithë botën pothuajse çdo ditë.
    Amund të krahasohet aksidenti i Gërdecit me skandalin e madh të trafikut të dhjetra kuintalëve kokainë apo qindra tonelatave kanabis për të helmuar e shkaktuar vdekje të mijra adoloshentëve e të rijve europianë ?
    Me çfarë morali e argumentash llogjike barrazohet korrupsioni i pretenduar nga socialistët për ndërtimin e Rrugës së Kombit, një vepër infrastrukturore me e madhja e këtyre 27viteve të fundit e me vlera të mëdha jo vetëm ekonomike por edhe kombëtare, kur këta në 5 vite kanë “investuar” veç për kulla oligarkësh ?
    Cilësohet qeveria Berisha si “vrasëse” në 21 janar.
    Ndërkaq gjatë qeverisjes Rama në këto 5 vjet ka pasur vdekje e vrasje të përditshme deri në katër në ditë.
    Po mijrat e të rijvë qe helmohen në Europë nga droga shqiptare, nuk qenkan edhe ata bijë nënash ?

  8. O trukali,po te rrexoheshin kryeministrat dhe ministrat sa here ti teket dikujte te inskenoje e audio e videoinqizime nuk do qendronte qeveri ne pushtet ne asnje vend demokratik.Ore ti si antikomunist qe shite babain tek sigurimi i shtetit kur doli dosja se e denoncove babin tend pse nuk skuqesh se paku nga ajo veper makaber.Une mendoj se veper me te ndyer dhe te shemtuar nuk ka se ta shesish prindin tend.Ku merr guximin te ndashe lekcione ndershmerie morali ti fytyrenxire qe mban mekatin me mortar qe ekziston trathetine ndaj prindit.

    1. O idiot rilindas jeni në nj front me lubonjën, por lexo shkrimin jo vetëm titullin, gjithmonë nqs ke tru për ta kuptuar.

  9. Eshte ne rendin e komentuesve injorante saliniane qe thone -mos u merni me Andin! Mos u merni me Berishaen, me Bashen ,me opziten> Po merruni me poziten dhe Ramen!OK meremi me Ramen une s;kam respekt per te! Por nuk mund te udheheqesh Shqiperine po pate Berishen dhe like floririn dhe mediokret e PD! Si mundet qe nje njeri qe ka bere naften,kioskat,firmat,luften veri-jug,Gerdecin,21 Janarin,Trebicken,Grushtin e shtetit etj etj. te na hiqet i ndershem dhe te ngrihet si udheheqesi historik?Ai qe krijoi dosjen e shtepise se verdhe,220 milion euro,vrau kater te pafajshem na luan me karten morale! Gjeni dicka qe ngjit ne popull dhe jo Babale dhe dy B te tjera te dhjera! Megjithate jetojme ne demokraci ,keshtuqe edhe injorante dhe maskarenj,medioker si Noka dhe komentues si ari etj shembuj te ben me turp qe jam shqiptar! Na beni Ramen diktator kur Saliu eshte dhe ka qene i vetmi komunist enverian! Saliu te vriste te rihte dhe ju e quani Historik! Zoti ju falte!

    1. Shqiperise e udheheqesit kryeministrin lakuriq well ne moshe madhore ka Dale lakuriq si nje idiot.Personi qe ka akazu baben e vet see ka qi grun dhe ka mohu djalin se nuk eshte i imi Po ma ka bo baba.Po te njerezit breshka nuk bejne efekt keto gjera.Imagjinoni sikur Sali Berisha te kish Dale lakuriq dhe te kish akuzu baben e vet……..

      1. Berishes i kane akuzu NANEN e vet! Me ke? Karagjic? A eshte Berisha pjelle e Karagjicit? Shume besojne se PO! Lerini keto poshtersira Berisha Sali!

        1. Keto Jane pallavrat o idiot.Per Edvin Ramen e dine edhe Zelandezet e kilianet see kush eshte e Jo me shqiptaret.E gjithe bota e sheh perdit bithe jashte me grune e Bled Cucit se keshtu Jane keta,kembejne kurvat e i bejne gra.A ke gje tjeter me Thane o bithe lepires i bithe jashtit

    2. A ka më gënjeshtar të ndyre e idiot se ti more “Unë., Lubonja” ?
      Sali Berisha paska qenë “i vetmi komunist” në Shqipëri ?????
      Antarë të PPSH kanë qenë pothuajse të gjithë intelektualët shqiptarë të detyruar që të antarësoheshin se përndryshe përfundonin puntorë me kazëm, Me mijra fundërina të tjerë injorantë e xhahilë si ti, gjysëm analfabetë, jo vetëm ishin antarë të ppsh, pr pjesa më e madhe e tyre u bënë spiunë të sigurimit.
      Nuk i dënon askush, asnjë demokrat i djathtë ata që ishin thjeshtë idealistë komuniste.
      Kur flitet për 5 dekadat e diktaturës enveriste, fjala është për krimet e luftës së kllasave, persekutimi çnjerrëzor për cilindo që mendonte ndryshe.
      Veç Byrosë politike të KQ të PPSH, sekretarët e parë të PP së rretheve, ata që bënë krimet më të shumta në diktaturën enveriste, isjte sigurimi famëkeq dhe organet e ç’drejtësisë, hetuesit, prokurorët e gjykatësit.
      Ësht po ky kontigjent që veç trafikantëve të drogës, ka përzgjedhur sot Edi Rama për të qeverisur, që nga skafistët e trafikut të drogës e deri tek hetuesi i sigurimit Xhafa apo ish ministri i fundit i sigurimit Ruçi.
      Më së paku mund të fajësohen për krimet e diktaturës enveriste, veçanërisht intelektualët që kishin detyrën humanë të mjekut, siç ka qenë Berisha.
      Sa për “demokracinë” e lirinë që përmend o fundërinë enveriste, kujjt do ja mbushësh mendjen se këto i solli PS, ish PPSH ?
      Mos i solli Gramoz Ruçi apo socaialisti psikopat Rama ?
      Përmbysjen e sistemit diktatorial e lirinë e çdo njeriu që të thotë hapur mendimin e tij e solli lëvizja studentore e intelektualë të shquar me bindje demokrate e jo enveristët .
      Asnjë kriminel të diktaturës nuk vrau qeveria demokratike e PD e Berishës, përkundrazi ishin kriminelët enveristë që nuk rreshtën se vrari që në fillim vitet 90 e deri sot ata që sollën lirinë e demokracinë.
      Përmendni ca akuza të shpifura të pa bazuara në asnjë fakt për “krimet” e qeverive demokratike.
      Paska bërë partia demokratike “grusht shteti” ???
      Gënjeshtarë të ndyre.
      U vra lideri i lëvizjes demokratike në 1998-tën e u vranë edhe 4 pjestarë të kortezhit që shoqeronte arkivolin e tij, pa u revoltuan anti enveristët e qeveria socialiste u fsheh haleve nga frika.
      Ai paska qenë grusht shteti ?
      Pa na thoni more maskarej se kush enverist e sigurims u vra nga demostruesit demokratë në ate që ju quani grusht shteti ?
      Krahasoni dy demostratat tërësisht paqësore të këtij viti të organizuar nga opozita demokratike, me demostratën e dhunëshme të 21 janarit, që haroni se u pri me thirrjet e liderëve socialistë që për të riardhur në pushtet, deklaruan publikisht se ishin të gatshëm ta bënin edhe me koston e mijra të vrarëve.

      1. Ka injorante dhe medioker! Por ky i paemer ka mungesa ne tru! Fali o Zot se aq dine! T’i sherbejne akoma kufomes komuniste enveriane dhe vrasesit Sal Brrish!

  10. Shkrimi i më poshtëm është shkruar e botuar në janar, por mendoj se qëndron dhe për protestën e fundit

    Andon Dede: Flakëkashtizmi i protestave tek ne
    January 24, 2018
    E ç’nuk është thënë e po thuhet për protestën e pritshme të 27 janarit: se do të bëhet nami, do t’i tregohet vendi kryeministrit aktual dhe Shqipëria do të çlirohet më në fund nga kjo qeveri e korruptuar që mendon vetëm për vete dhe jo për popullin…
    Qofsha i gabuar, madje edhe do të gëzohem po të dalë e kundërta, por unë po e them me keqardhje se nuk do të ngjasë asgjë pas kësaj proteste, ashtu siç ka ngjarë përherë pas protestave të tjera si kjo, përjashto ato të fundit të shekullit të kaluar që përmbysën diktaturën e i hapën rrugën zhvillimeve të reja pluraliste. Por, të mos i bëjmë qefin vetes: edhe ato protesta as që mund të imagjinoheshin më parë, po të mos kishin ndodhur tërë ato përmbysje rreth e qark nesh, që filluan me ngjarjet në Rumani e shembjen e Murit të Berlinit. E keqja është se pas shëmbjes së atij muri, u ngritën të tjera “mure”, jo vetëm tek ne por dhe në gjithë Europën Lindore apo edhe më tej, pasojat e të cilëve kanë lidhje edhe me zhvillimet aktuale. Por, të kthehemi tek tema që nisëm.
    E patëm fjalën pra, tek protesta e 27 janarit. Opozita, përmes liderve të saj Basha, Kryemadhi e të tjerë, u ngjir së foluri duke i bërë thirrje popullit që të marrë pjesë në të e duke vënë në dukje arsyet e kësaj pjesëmarrjeje. Ata premtojnë se duke përmbysur Ramën, si sinteza e të gjithë të këqijave tek ne, do t’i hapet rruga zhvillimeve të reja, duke i dhënë fund vuajtjeve që po i marrin frymën shumicës dërrmuese të popullit.
    Nuk ka mbetur epitet pezhorativ që përmban Fjalori i Gjuhës Shqipe, pa ia faturuar artist-sportist-politikanit që në sundimin e vet ia ka kaluar çdo para-ardhësi pushtet-mbajtës, jo vetëm tek ne por në gjithë botën. Si zor të gjesh një të dytë, në tërë rruzullin, president, kryeministër, mbret, emir etj. që të vendosë vetë, pa pyetur askënd, jo vetëm për buxhetin e shtetit, detyrat e dikastereve, emërimet e ministrave, ambasadorëve, drejtorëve, presidentin e Republikës, Prokurorin e Përgjithshëm por dhe për palmat që do të mbillen rrugëve, për kalldrëmet që do të shtrohen shesheve, ngjyrat që do të lyhen muret e kështu me radhë.
    Çdo njeri që nuk e njeh realitetin shqiptar, me të drejtë do të mrekullohej nga pohimet e mësipërme e do ta kishte zili atë popull që ka në krye një individ të tillë polivalent. Por, këtij të mrekulluarit do t’i mjaftonin vetëm pak minuta informimi e njohjeje të Shqipërisë së sotme për tu zhgënjyer dhimbshëm: ai shumë shpejt do të kuptojë se ka të bëjë me vendin më të varfër të Europës, populli i të cilit, në shumicën dërmuese të tij, mezi ngop barkun me bukë; se nga ky vend nisen për çdo ditë motoskafe me tonelata lëndësh narkotike; se të rinjtë e të rejat e këtij vendi po bëjnë ç’është e mundur që të largohen se nuk po gjejnë dot punë e kanë humbur çdo shpresë e plot mangësi të tjera që po t’i radhisnim këtu do të na mbushnin faqe të tëra.
    Shkurt muhabeti: Opozita ka plotësisht të drejtë në ato që thotë e në kërkesat që mendon të shpallë e trumbetojë më 27 janar. Po atëhere, ku është e keqja, mund të pyesë me të drejtë dikush? Fare e thjeshtë për ta kuptuar: se të gjitha këto i di jo më kryeqeveritari e tërë kasta e politikanëve tanë, në pushtet apo në opozitë, por edhe një fëmijë i kopshtit që sapo ka mësuar kuptimine këtyre fjalëve.
    Ja, ky është problemi: protesta si kjo janë bërë sa të duash e nuk kanë sjellë asnjë ndryshim, nga që artist-sportist-politikani ynë as që do t’ia dijë për to. Hallet apo interesat e popullit janë gjëja më e parëndësishme për të. I vetmi rast që mund të më përmendë dikush do të jetë ai i anullimit të shkatërrimit të lëndëve helmuese siriane, por kjo iu imponua, sa nga rreziku që mbartte pranimi i tyre aq dhe nga masiviteti i protestuesve, si rrallë herë, me që ishte fjala për pasoja katastrofike për jetën e tyre, se po të qe për vullnetin e mirë të kryeqeveritarit tonë, ai tashmë e kishte treguar veten përderisa i kishte pranuar.
    Ai është gati të bëjë gjithçka, vetëm të mos i kërcënohet karrigia ku është ulur. Ai e ka çimentuar aq fort pushtetin e vet sa që tallet e bën humor me tërë ata që ankohen apo që e kundërshtojnë. Jo vetëm kaq, por ai ka shumë të drejtë kur pohon se edhe nesër të zhvilloheshin zgjedhjet, do t’i fitonte përsëri. Unë e pranoj plotësisht këtë, jo se e meriton, por se e ka treguar me vepra se i zotëron tërë mekanizmat e duhura për t’i manipuluar ato siç ia do qejfi. Mjafton të ndaleh tek një fakt fare i thjeshtë: të gjithë po e pranojnë, madje dhe Rama vetë, se katër vitet e qeverisjes së tij qenë komplet dështim e megjithatë ai fitoi përsëri shumicën. Tjetër punë se në fitoren e tij dha ndihmesën e vet dhe opozita me qëndrimet e saj të papërgjegjëshme, veç të tjerash dhe me shkërmoqjen e saj vështirësisht të riparueshme, por kjo është një temë tjetër.
    E, pra, ja pse them se dhe protesta e pritëshme do të jetë një flakë kashte dhe asgjë më tepër, sikur të marrin pjesë në të jo mijëra por dhe miliona veta e nga folësit të thuhen çudira që s’i kemi dëgjuar më parë. (Ndonëse, e përsëris, e kam shumë vështirë të gjej ndonjë gjë të pathënë deri tani, në mitingje e në Parlament).
    Nga gjithë sa më sipër, mos duhet menduar se ka humbur çdo shpresë ndryshimi për mirë në atë vend e për atë popull?! E kam vështirë të pohoj të kundërtën. E vetmja gjë që mund t’i thosha opozitarëve apo dhe protestuesve, sikur të më pyesnin, do të qe një formulë fare e thejshtë: radikalizmit të sunduesit fuqiplot mund t’i kundërvihesh vetëm me masa radikale. Çdo rrugë tjetër më duket krejt humbje kohe e energjish. Por, për fat të mirë apo të keq, as që më pyet e aq më pak, as nuk më dëgjon njeri.
    Nju York, 24 janar 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *