• |
ide | kryesore

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 60-vjeçari në Devoll

Lajme



Një 60-vjecar ka humbur jetën në Devoll, teksa ishte duke punuar tokën me zetor.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Progër të Devollit, ndërsa 60-vjecarin me inicialet G.M e ka zënë poshtë zetori.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Forca policie kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *