• |
ide | kryesore

Franca ja del të ulë numrin e duhanpirësve në 1 milion brenda vitit

Stil

Numri i duhanpirësve në Francë ka rënë ndjeshëm, sidomos së fundmi, për shkak të serisë së masave që autoritetet kanë marrë ndaj këtij vesi që dëmton shëndetin.

Sipas Organizatës së Shëndetit Publik në Francë, që kreu studimin, një milion persona lanë duhanin brenda një viti, nga ai 2016 deri në 2017-n.

Një reduktim i tillë i numrit të duhanpirësve nuk shihej prej një dekade, e autorët e studimit thonë se ashpërsimi i klimës ndaj duhanpirësve duket se është shkaku kryesor.

Sipas studimit, duhanpirja ka shënuar rënie mes adoleshentëve dhe sidomos njerëzve me të ardhura të ulëta, efekt i drejtpërdrejtë i rritjes së çmimit.

Masa të tjera përfshijnë rimbursimin për ata që përdorin zëvendësues të duhanit, paketa neutrale apo me fotografi njerëzish të sëmurë nga duhani, si dhe fushatat e shpeshta antiduhan.

Ministria franceze e Shëndetit përshëndeti trendin e ri, që vjen si uji i paktë, pasi prej vitesh kishte kritika se masat e ashpra nuk po jepnin asnjë efekt, madje ishte rritur numri i duhanpirësve.

Analistët thonë se masat më rezultative ndaj duhanpirjes, jo vetëm në Francë, por edhe në vende të tjera, janë imazhet shqetësuesë mbi paketa dhe mbi të gjitha rritja e çmimit të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu