• |
ide | kryesore

Gjykata nën presion/ A do t’i hiqet Saimir Tahirit arresti i shtëpisë?

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendos sot për heqjen apo jo të masës së arrestit shtëpiak për Samir Tahirin. Nuk është bërë ende një muaj që kur Tahiri qëndron i mbyllur në shtëpi. Masa për të akuzuarin për trafik droge u dha më 12 maj, pra Tahirit i bëhen 16 ditë mbyllur në shtëpi.

Masa e arrestit shtëpiak u kërkua nga prokuroria pas mbërritjes së letër-porosive nga Greqia, që tregonin se Tahiri kishte udhëtuar bashkë me një prej vëllezërve Habilaj jashtë vendit. Pozitat e ish ministrit u rënduan, por gjykata është nën presion për t’i kthyer lirinë.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu tha se gjykatës po i bëhen presione dhe kërcënime, por edhe tentativa për ta blerë për këtë çështje.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”– ka thënë Donald Lu.

Edhe ish kryeministri Berisha u shpreh se për këtë çështje, kryeministri Rama ka ndërhyrë te gjykata për të lënë Tahirin në “arrest shtëpie” kur dosja u shqyrtua në shkallën e parë. Ish-kryeministri publikoi edhe një SMS nga një Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ).

“Mirembrema doktor. Jam një OPGJ, po të çoj një informacion. Ditën e gjygjit te masës së sigurimit te Gjykata e Krimeve te Renda, me urdher direkt kryeministrit Edi Rama, Prokurorja e Krimeve te Renda znj.Donika Prela i ka bere presion Gjyqtates se seances per ta lene Samir Tahirin ne arrest shtepie. Duke i thene po nuk e bere do te ve hekurat ty. Kete informacion e keni shume te sigurte!” shkroi Berisha në rrjetet sociale.

 



1 Comment

  1. Qe do e lirojne kete -sajen-eshte e pa diskutueshme sic bene me -Prengat e Frroket-,keto -nafijet–qe jane ne krye te prokurorive ,po une kam frike se do e haje ndonje tjeter ne vend te ketij te shohim kush do jete koke turku per -Sajen-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *