• |
ide | kryesore

Italia në kaos/ Presidenti nuk pranon ministrin “anti gjerman”. Bie kryeministri i sapo emëruar. Rrezikohet dhe tjetri

Arkiva, Planet



Italia ka hyrë në krizë politike pasi presidenti i këtij shteti, Sergio Mattarella, nuk ka miratuar propozimin e partive populiste për zgjedhjen e Paolo Savonas në postin e ministrit të ekonomisë, duke rrezikuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Ky hap i presidentit italian më 27 maj ka detyruar të përzgjedhurin e populistëve për kryeministër, Giuseppe Conte (foto lart me presidentin Matarella), të heqë dorë nga përpjekjet për të formuar qeverinë e re. Në një fjalim kombëtar, Mattarella ka thënë se ai ka refuzuar të emërojë 81-vjeçarin Savona me arsyetimin se ai do të kishte ndikim negativ në tregun financiar dhe ekonominë italiane. Savona e ka cilësuar euron si “kafaz gjerman” duke thënë se Italisë i duhet një plan për të larguar këtë valutë “nëse është e nevojshme”. Ministri i Ekonomisë “gjithmonë krijon mesazh besimi ose alarmi” për tregjet financiare”, ka thënë Mattarella.

Ai ka shtuar se ka kërkuar ndonjë person që “nuk do të provokonte në mënyrë të pashmangshme daljen e Italisë nga euro”. Por ky qëndrim ka ngjallur rreagimin e përbashkët të dy liderve populistë Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes Pesë Yje dhe Matteo Salvini, kreu i Legas së veriut të cilët kanë deklaruar se do ti qëndrojnë deri në fund vullnetit të popullit.

Pa dyshim që tërheqja e Giuseppe Conte është shprehje e vullnetit të tyre. Ai qe një zgjedhje kompromisi mes dy partive populiste që nuk donin ti jepnin njëra tjetër postin e kryeministrit.

Ai u zgjodh pas hartimit të një programi të përbashkët (shiko poshtë) i cili u cilësua si një projekt që do ti jetpe fund politikave të kursimit, do të shtonte borxhin dhe do të kalonte kufirin e famshëm të deficitit mbi 3 % të aplikueshëm për të gjitha vendet e BE. Edhe emërimi në drejtimin e ekonomisë dhe financave, i Paolo Savonas do të bëhej me këtë filozofi, prandaj ai u këndërshtua nga presidenti Matarrella.

(Kreu i Lëvizjes Pesë Yjet, Luigi Di Maio në të majtë duke shtrënguar duart me Giuseppe Conten) 

Sot ky i fundit ka shfrytëzuar kompetencën e tij për të emëruar një kryeministër teknik, një ish ekspert të vjetër të FMN, Carlo Cottarelli (foto poshte), i cili njihet si zotëria i gërshërëve të gjata për këmbënguljen e tij për shkurtimet buxhetore.

Carlo Cottarelli arrive au Quirinal, lundi 28 mai à Rome.

Gjithësësi duke parë shumicën e re që ka dalë nga zgjedhjet e 4 marsit në të dy dhomat e parlamentit italian, kjo qeveri teknike e të gjithëve dhe e askujt, ka shumë pak gjasa të marri votbesimin. Sipas të gjitha gjasave vendi do ti drejtohet zgjedhjeve të reja duke e thelluar edhe më krizën. Sipas shtypit italian gjasat janë dy: ose që të kryhen zgjedhje të menjëhershme ose që kjo qeveri e re të kryejë detyrat e domosdoshme deri në verë, nëse zgjedhjet do të mbahen në shtator.

Por në të dyja hipotezat nuk pritet ndonjë mrekulli. Në rast të zgjedhjeve të reja ish kryeministri Masimo D’Alema ka parashikuar: “nëse vendi shkon në zgjedhje për rrefuzimin e ministrit të ekonomisë, lega dhe 5 yjet do të fitojnë 80%”.

©Lapsi.al

 

 

Cilat ishin premtimet kryesore të koalicionit populist?

11 javë pas një rezultati zgjedhor të paqëndrueshëm, partitë populiste nxorrën manifestin e tyre të koalicionit kundër masave shtrënguese.

Këtu janë disa nga pikat kyçe:

Të ardhura të garantuara: Familjet e varfra do të marrin të ardhura bazë mujore prej 780 euro, me kusht që marrësit të kërkojnë punë në mënyrë aktive.

Dëbimet masive: Do të jetë prioritet deportimi i rreth 500 mijë emigrantëve pa dokumente.

Taksa të reja: Do të vendoset një “taksë e sheshtë” për të ulur normat e tatimit mbi të ardhurat, 15% dhe 20%, ndërsa familjet do të përfitojnë një zbritje vjetore 3000 euro nga taksat.

Borxhi i Italisë: Rishikimi i Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes së BE-së, i cili përcakton një kufizim të vështirë të deficitit buxhetor prej 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) dhe një plan për të reduktuar borxhin nëpërmjet “kërkesave të brendshme”, në vend të masave shtrënguese.

Reforma e pensioneve: Vendosja e pensionit minimal mujor prej 780 euro, me një plan për të shfuqizuar reformën akutale të pensioneve që rrit moshën e pensionit në faza.

Marrëdhëniet me Rusinë: Të punohet me Kremlinin në çështjet ndërkombëtare si kontrabanda e emigrantëve në Meshde dhe ndikimi i vazhdueshëm i islamistëve të dhunshëm.

 



3 Comments

  1. Plakushi Mattarella eshte nje qen shurdh ne kembet e Merkel e zbaton porosite e saj. Kot e ka, Italia ne zgjedhje do shkoje por me pare do e shkarkojne kete plak matuf. Ne se Brexit e tronditi, kjo Itali do ta fundose kete gerdalle te quajtur Unioni Europian qe vetem Union nuk eshte. Europa sot po vuan politikat diktat te Brukselit qe zbatohen nga qeveri kukulla te Merkel qe nuk punojne per vendin qe i zgjedh po per plaken e Berlinit dhe urdherat e saj per ta kthyer Europen ne Eurabi si kulle Babeli me gjitha rracat brenda.

  2. Nuk është ndonjë gjë e re e politikës iataliane kjo krizë qeveritare.
    Dihet tashmë se në Italinë e pas Luftës së dytë Botërore, qveritë janë ndruar deri tre herë mbrenda një viti e kjo ka ndodhur kryesisht pasi zgjedhjet i kanë fituar të majtët.
    Kësaj rradhe kriza është më e komplikuar sepse në lojën politike italiane, duket se ka ndërhyrje energjike nga Brukseli që i ka të lëkundura mbrenda tij pozitat e stabilitetit.
    Kur edhe një shtet i fuqishëm i Europës si Italia, behet arenë e politikës së Brukselit, dukshëm tashmë të ndarë në liberalë e konservatorë, (e majta me të djathtën), e çmund tl thuhet mandej për shtetin e vogël e më të varfërin e Europës, Shqipërinë ?
    Ndonëse ka një të vërtetë se monedha e përbashkët euro, e uli nivelin e jetesës në disa vende të Europës perëndimore, e ndonëse kam bindje të djathta, nuk më duket se zgjidhja e problemit do të ishte që shtete si Italia, të dilnin nga euro e ti ktheheshin monedhës së tyre të dobët, liretave.
    Veçanërisht pas krizës së forte ekonomike -financiare, një eksperiment i tillë me një ndryshim të gjithë sistemit monetar e bankar,është një rrisk me shumë të papritura.
    Reformimi i BE duhet të shkojë në përcaktimin e rregullave të pranueshme si nga shtetet e mëdha, edhe nga shtetet e vogla, për tregun e mbrendshëm europian e ate të jashtëm.
    Nese tregu do të favorizojë disa shtete të mëdha e do të dëmtojë shtete të tjera, kjo do ta thellojë më tej krizën politike të BE.
    BE është një bashkim shtetesh nacionale e është hipokrizi e deri qesharke që të konsiderosh nacionalizmin si një e keqe e saj. E cili “nacion” do të votonte një qeveri që nuk lufton për interesat e tij ?
    Boll me marrëzitë e internacionalizmit proletar që në thelb janë vetëm një hipokrizi mashtruese..
    Kur kombet, nacionet, zgjedhin qeveri që luftojnë për progresin e tyre, atëhere pasi i kanë zgjidhur problemet e tyre, natyrshëm mund të ndihmojnë edhe të tjerët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *