• |
ide | kryesore

Lirimi i Saimir Tahirit, reagon Ambasada Amerikane

Lajme, Të fundit



Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për të liruar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ambasada amerikane ka reaguar për Fax News. Në prononcimin e ambasadës amerikane, thuhet se SHBA i qëndron deklaratave të mëparshme. Ambasada thekson se vendimi i Gjykatës së Apelit duhet të bazohej në prova dhe jo në presione.

“I qëndrojmë deklaratave tona. Vendimi i Gjykatës së Apelit duhet të bazohej në prova dhe jo në presione. Ka patur presion për çështjen Tahiri”-shprehet ambasada amerikane. Ditën e djeshme, ambasadori amerikan Donald Lu tha se mbi trupën gjykuese që shqyrton çështjen Tahiri ka patur presione./fax news



14 Comments

  1. Mesazhi ishte dhe eshte shume i qarte. Eshte ceshtje kohe qe Tahiri do kthehet ne burg, e do ndiqet nga Rama Mera dhe Berisha. Kush duket sot me i forte, eshte ne burg per pak kohe. Asnje nga keta nuk eshte me i forte sec ishte gruevski. Dhe ku eshte gruevski tani. Ndaj pak durim, se do jetojme e do shikojme.

  2. Nuk i heq asnje presje komentit te patriotit. Do te shtoja ketu vetem faktin se vendimi i sotem ishte favori i fundit qe kishin mundesi ti benin sajes edhe ndonje tjetri, per nder….. Prisni njerez skeni pare gje akomaaaaaaaaa

  3. Nuk kemi pse shakme ambasadorin amerikan. Po mundohet te zgjidh hallet e shpise tone. Halle qe ne vete nuk kemi asnje shans ti zgjidhim. Eshte e vetmja shprese. Duhet durim.

  4. Po ta keni vene re, sa here ka ndeshje te rendesishme futbolli tip finalesh apo derby…. lirohen Fullaner, Tahirer etj…
    Thjesht mbajeni mend here tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *