• |
ide | kryesore

Lirimi i Tahirit, reagon Berisha: Sot mafia ka festë të madhe…

Lajme, Të fundit



Për vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që ndryshoi masën e sigurisë ndaj Saimir Tahirit, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Njesoj si Lulzim Basha, edhe Berisha thotë se kjo ngjarje është një tjetër fitore e krimit në vend. 

“O feste te madhe ka sonte Mafia!

Kryegjykatesi, kryeprokurori, kryekushtetuesi, kryemafiozi Edvin Kristaq Rama urdheroi lirimin e menjehershem te Saimir Trafikut nga pushim ne shtepi, masa qe ai i dha tre jave me pare!

Me kete vendim mbrojti jo vetem veten dhe vella Olsin por edhe Fatziun dhe Geronin e tij nga sulmi sipas tyre kanibalesk i Babales!

Motivi i vendimit te krye, krye, krye, kryemafiozit Rama:

Lehtesimi i hapjes se negociatave me BE!?

Operacioni ‘Forca e Krimit’ arriti sot fitoren me te shkelqyer! O feste te madhe ka sonte Mafia! sb”, shkruan Berisha.



3 Comments

  1. Në fakt festën rilindja e nisi që dje kur protesta e paralajmëruar me bujë doli se ishte vetëm një sfilatë e opozitës.

  2. Kjo eshte drejtesia qe ndertuat ju z ish president dhe ish kryeminister. Kjo eshte pergjegjesi e madhe dhe e juaja. Se ketu nuk ngeli vetem Tahiri pa u denuar. Ketu , keshtu kaloi Gerdeci ku u vrane 26 njerez teresisht te pafajshem, ne punen dhe jeten e vet, kur u vrane 4 njerez ne mes te bulevardit, live ne syte e kameres, ne mes te dites per diell. Nuk u denua ish zevendesi kuaj, qe bente pazar per te pakten 700.000 eu e keshtu me rradhe te Tahiri i cili ka pergjegjesine direkte per lenien e territorit te vendit ne dore te trafikanteve.
    Por besoj se gjithe keto gjera, dosje te tera te lena ne dollap do hapen shume shpejt, dhe te gjithe ju, qe jeni bashke e beni sikur ziheni, do paguani pak nga ato qe keni vjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *